Manastirliu: Po të kemi mbingarkesë në spitalet Covid do zgjedhim kush trajtohet i pari (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka deklaruar se po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale. Gjatë deklaratës së saj ajo ka thënë se pandemia në vendin tonë është përdorur politikisht, duke "shigjetuar" këtu opozitën.

Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale. Ndërkaq shtoi se nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve dhe do të përballemi me vështirësi, do zgjedhim kush do trajtohet i pari.

"Shqipëria ka marrë 70 pikë njëosj siRumania dhe më shumë se vendet e ballkanit perëndimor, pikët më të larta janë për trajtimin e tumorit të gjirit, të tuberkulozit të sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinat etj.

Këto janë vlerësime që ne marrim jo nga organizata të pacertifikuara por nga revista prestigjoze në të cilat punojnë më shumë se 5000 bashkëpunues akademik. Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te  çfarë situate po kalojmë, duke marrë lejen tuaj për të cituar disa fjalë të drejtorit të përgjithshëm të OBSH. "Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik. Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ne nuk jemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese.

Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën. Është fenomen i përhapur ai që përmend dhe kritikon kreu i OBSH. Ping  pongu politik është sporti i lojën që ka nisur ende pa filluar pandemia. Sot flasim për kapacitete por më herët i kanë bërë thirrje Kavajës çohuni se do ju sjellin karantinën. Nuk po flas për testet se vendosin objektiva të pavlerësuara nga pikëpamja shkencore. Sduan ta kuptojnë se vendimet e qeverisë janë të bazuara nga komitetë ekspertësh. Strategjia e vjeshtë dimrit përfshin numrin e rritjes së testimeve. Nga qershori deri më sot është 4 fishuar numri i testeve. Strategjia jonë përfshin dhe rritjen  e numrit të stafeve.

Kjo luftë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, ndaj që e gjithë sakrifica të mos shkojë kot çdo qytetar duhet të respektojë vendosjen e maskës dhe higjenës personale. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë dicka të re.

Qeveria po përgatitet për të përballuar çdo skenar, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të mundemi të frenojnë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave.

Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështe tqytetarët por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore", tha ajo.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë