TIRANË- Ditën e sotme janë kryer 12.944 vaksinime në të gjithë vendin. Ndërkohë që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria buzëqesh', ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton në një postim në rrjetet sociale se janë kryer 294.160 vaksinime në të gjithë vendin.
Foto e postuar nga ministrja e Shëndetësisë në rrjetet sociale
Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
Komente

