Manchester City jashtë, Juventus
përfiton nga kriza e Dortmundit

Manchester City jashtë, Juventus<br />përfiton nga kriza e Dortmundit
Barcelona dhe Juventusi janë dy ekipet e fundit që kalojnë në fazën e çerekfinaleve të Champions League. Barcelona fitoi edhe ndeshjen e kthimit me anglezët e City 1-0 duke e mposhtur në total 3-1.

Golin e vetëm të ndeshjes për ekipin spanjoll e shënoi kroati Rakitic. Barcelona, por edhe City kishin shumë mundësi të tjera për të shënuar, por deri në fund mbeti në fuqi goli i Rakitic. Surprizë ishte kualifikimi i Juventusit, që e shoqëroi me fitoren 0-3 në Gjermani.

Fillimisht ishte Tevez që shënoi një super gol me një silurë jashtë zone. Ndërsa në pjesën e dytë spanjolli Alvaro Morata shënoi duke vulosur kalimin e Juventusit në turin tjetër. Në fund Tevez plotësoi dopietën personale.

Kështu edhe këtë edicion Manchester City dhe Dortmundi duhet t’i japin lamtumirën Champions League me duart bosh edhe pse kanë bërë një paraqitje të mirë. Tashmë pritet hedhja e shortit për çerekfinalet ditën e premte në Nion të Zvicrës, ku priten përballje të forta, pasi vetëm Monaco është ekip më i lehtë në letër.
city
city

city
city

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni