Manchester City thërret në ekipin
e parë kosovarin Bersant Celina

Manchester City thërret në ekipin<br />e parë kosovarin Bersant Celina
Ekipi i Manchester City ka ftuar në ekipin e parë Bersant Celinën pas formës shumë të mirë që është duke kaluar me të rinjtë dhe mungesës së Sergio Agueros.

Sulmuesi me origjinë kosovare është kthyer në qendër të vëmendjes së shumë ekipeve të mëdha, por City duket se e ka blinduar duke e thirrur edhe në ekipin e parë.

18 vjeçari i lindur në Prizren, ishte transferuar si 15-vjeçar nga skuadra norvegjeze Stromgodset.

Manchester City do t’i zhvilloje katër ndeshje brenda pak ditëve, dhe nuk përjashtohet mundësia që në njërën nga ndeshjet e kampionit anglez, kosovari të jetë në formacionin e parë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit