Sikurse edhe mediat më herët raportuan se familja e autorit të sulmit në Manchester është e përfshirë në një rrjet ekstremitësh, tashmë të përditshmet vënë gishtin mbi vëllain e 22-vjecarit.
Sipas Sunday Telegraph Hasham Abedi ishte pjesë e një cellule terroriste e cila planifikonte të vriste të dërguarin e OKB-së në Libi, gjermanin Martin Kobler.
Sipas medias 20-vjecari i arrestuari në Tripoli pas sulmit kamikaz të vëllait në Manchester ishte një figurë kryesore e grupit xhihadist.
Dyshohet se grupi kishte qëllim të urdhëronte një shpërthim për të goditur automjetin e Kobler në Tripoli.
Pak orë më parë mediat publikuan edhe foton e kamikazit Abedi pak kohë para se të kryente sulmin në Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona e u plagosën me qindra të tjerë.
Redaksia Online]
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com