Manchester United goleadë ndaj
Watford,i bën presion Cityt

Manchester United goleadë ndaj<br />Watford,i bën presion Cityt<br>
Në ndeshjen e javës së 14-të të Premier League, Manchester United fiton në transfertë 4-2 ndaj Watford dhe i bën presion Cityt të vendit të parë. Pjesa e parë u mbyll në favor të skuadrës së Mourinho-s 3-0. Fillimisht ishte Ashley Young që shënoi dy gola spektakolar njëri më i bukur se tjetri në minutat 19-të dhe 25, ndërsa golin e tretë e shtoi francezi Martial.

Megjithatë do të kishte edhe moment frike për United pasi Watford arriti që në 15 minutat e fundit të shënonte dy herë me Deeney dhe me Doucoure. Megjithatë djemtë e Mourinhos nuk mund ta flaknin këtë ndeshje dhe goli i Lingard tre minuta nga fundi vulosi rezultatin përfundimtar United 4 e Watford 2. 32 pikë për “djajtë e kuq” në vend të dytë 5 më pak se rivalët e qytetit City që mban vendin e parë.

Tjetër humbje për Tottenham që është mposhtur 2-1 nga Leicester City. Ndërsa java e 14-të vijon edhe sot me përballjet e tjera.Arsenali pret në Londër, Huddersfield. Chelsea luan në shtëpi ndaj Swansea. Kryesuesit e Cityt do ndeshen me Southampton dhe Liverpool në transfertë ndaj Stoke.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal