/ATSH/. - Një lajmë i mirë vjen për Real Madridin, Barcelonën dhe PSG. Manchester United nuk do të tentojë ta transferojë yllin e Juventusit, Paul Pogban, gjatë merkatos se verës, shkruan gazeta  Daily Express.
Menaxheri Louis Van Gaal e pëlqen shumë lojtarin e perfaqesueses se Francës, por drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të shpenzojnë për një lojtar të cilin e lejuan të largohet si i lirë.
Pogba ishte pjesë e ekipit anglez nga viti 2009 deri më 2012, kur u transferua te Juventusi me parametra zero.