Manchester United prek finalen e
Europa League,mposht Celta Vigon

Manchester United prek finalen e<br />Europa League,mposht Celta Vigon
Manchester United mposht Celta Vigon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League dhe prek finalen e madhe të 24 majit.
 
Në stadiumin Balaidos në Spanjë të mbushur plot e përplot me tifozë skuadra e Mourinho fitoi 1-0 falë një goli të shënuar nga talenti Markus Rashford.
 
Në pjesën e parë dominon skuadra angleze por në një ditë të mirë ishte portieri i vendasve Sergio Alvarez.
 
Ndërsa në pjesën e dytë portieri dhe e gjithë skuadra e Celtas u dorëzuan tek supergoli i Rashford me goditje dënimi në minutën e 67-të.
 
Gol shumë i bukur direkt nga goditja e dënimit dhe United është me njërën këmbë në finalen e Europa League.
 
Në gjysmëfinalen tjetër të luajtur të mërkurën Ajax shkatërroi Lyon 4-1 dhe në Europa League projektohet një finale Ajax-Manchester United pavarësisht se duhen pritur edhe ndeshjet e kthimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje