Mancini: Sarri më tha homoseksual
duhet të përjashtohet nga futbolli

Mancini: Sarri më tha homoseksual<br />duhet të përjashtohet nga futbolli
Pavarësisht kualifikimit të Interi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, konflikti mes teknikut të zikaltërve Mancini dhe atij të Napolit, Sarri vazhdon jashtë fushe pas debatit në fundin e ndeshjes së djeshme.
 
Mancini ka shpërthyer kundër trajnerit të Napolit, Sarri duke e cilësuar si racist dhe akuzuar se duhet të qëndrojë jashtë fushave pasi e ka quajtur homoseksual.
 
 “Sarri është racist dhe njerëz si ai nuk i takojnë futbollit. Në fundin e ndeshjes, jam ngritur për të pyetur gjyqtarin e katërt pse dha 5 minuta shtesë.
 
Sarri është ngritur dhe me ka thirrur ‘homoseksual’. Do te isha krenar të isha ashtu, por ai është rastit dhe nuk duhet të jetë pjesë e futbollit.
 
Një burrë në të 60 që sillet kështu është një turp, më kërkoi falje, por në Angli, një njeri si ai nuk do vendoste kurrë këmbën në stadium”tha Mancini.
 
Interi fitoi 0-2 duke eliminuar Napolin në një ndeshje të tensionuar që kishte gjithçka brenda.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë