Mandarina e Konispolit gjen treg të sigurt në Kosovë

Sezoni i vjeljes së mandarinave sapo ka nisur në plantacionet e Konispolit, ku të gjithë fermerët janë të angazhuar për të mbledhur prodhimin që duket se është i mbarë. Përpos tregut vendas, mandarinat e Konispolit kanë kapur edhe tregun e Kosovës. Tregtari i shumicës nga Prishtina, Shefik Latifi shprehet se mandarina e Konispolit është më e mirë se ato të Italisë dhe Greqisë.

"Është më e mirë se e Italisë dhe e Greqisë, ka më shumë lëngë dhe çmimi është më i lirë. Tek ne preferojnë më shumë mandarinat e Sarandës", tha një tregtar

Aktualisht fermerët i shesin mandarinat me 50 lek/ kg me shumicë, por i druhen rënies së çmimin deri në fund të muajit kur shënohet kulmi i sezonit. Ata kërkojnë subvencione për pesticidet dhe plehrat kimike si dhe përcaktimin e çmimit dysheme nga shteti.

"Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet cilësia e mandarinës është më e mirë, por çmimi është në rënie! presim të ketë një çmim standard edhe për ne fermerët edhe për eksportin", tha një fermer.

Në zonën e Konispolit rreth 90% e banorëve merren me kultivimin e mandarinave dhe prodhimi i këtij viti pritet të shkojë në 50 mijë ton.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 15/11/2021 08:11

    Mbillni edhe kodrat ..sepse ne kronike duken qe jane pa peme...

    Përgjigju
  • Jani: 15/11/2021 08:07

    Shtoni hectaret me mandarina,,,por mos harroni pa shtuar dhe portokallet..luleshtrydhet..kiwit..ulllinjte..pjeshkat.sheget..rrushin.dhe arrat...vetem me klimen qe kemi duhet te jetojne si mbreter...duhen lidhur kontrata me shtete si rusia.ukraina.polonia..cekia. hungaria..

    Përgjigju
  • mond: 14/11/2021 12:43

    50 lek/kg eshte bingo, dhe nqs ulet pak nuk ka gje, mesatarja e çmimit do jetë e arsyeshme sepse duhet menduar dhe blerësi i fundit, me sa do përfundoje çmimi? Megjithatë ankesat janë në modë, ankohen për çdo gjë me dhe pa punë,asnjë mesazh shprese se po punove mundi do shperblehet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?