Në fjalën e tij, Basha e cilësoi këtë si një akt tepër të rëndë duke vijuar më tej me akuza të tjera, se mafia tani më është transferuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.“Grupi Parlamentar dhe aleatët nuk u pajtuan, u ngritën në këmbë. Gratë deputete të Partisë Demokratike reaguan në emër të dinjitetit të gruas shqiptare që nuk mund të pranojë të dhunohet, fyhet e poshtërohet në këtë mënyrë.
Të gjitha forumet e grave në vend, të gjitha gratë e Shqipërisë do të ngrihen në këmbë kundër këtij poshtërimi. Ne do ti mbështesim. Partia Demokratike do t’i mbështesë. Gjithë bota demokratike do të tronditet nga kjo që ka ndodhur në Shqipëri sot, e do t’i mbështesë gratë e Shqipëri sepse ky nuk është thjeshtë një problem i këtyre mandateve, por është shumë më i thellë se kaq. Është problemi i revanshit që ka marrë dhe po merr krimi, i ekzistencës ose jo të demokracisë të stilit perëndimor në Shqipëri”,- theksoi kreu I PD-së.
Në vijim të akuza të tij kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje nismën e vjetër të PD-së për të dalë në protesta nëpër sheshe të vendit. Kjo pasi që me rotacionin politik në muajin shtator, Partia Demokratike nëpërmjet disa eksponentëve të saj theksoi se duhet protestuar për të rrëzuar qeverinë, por as një herë më parë nuk ishte deklaruar nga vet kreu i PD-së i cili përfaqëson edhe politikat që do të ndjek PD-ja. “Një kryeministër që flet kështu nuk pranohet kurrë në klubin e demokracive perëndimore, por flaket jashtë si një relike e vjetër e antishtetit, antiligjit e antidemokracisë.
Edi Rama ka zgjedhur të dalë para opozitës dhe opinionit si rreziku më i madh publik sot në Shqipëri. Përballë do të na ketë. Përballë në Kuvend, përballë në çdo hapësirë të komunikimit me qytetarët, në sheshet e protestave dhe revoltës që po ngrihet anë e mbanë vendit kundër kësaj qeverie. Ky është qëndrimi ynë dhe dua edhe njëherë të përshëndes qëndrimin e prerë, parimor dhe dinjitoz të grupit tonë parlamentar dhe të aleatëve tanë sot në Kuvend”,- tha Basha.
PRETENDIMI
Pretendimi kryesorë i të gjitha akuzave të Partisë Demokratiku i bë dorzimi i mandatit të deputetes së Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Merjeme Delishi e cila i’a pasoi mandatin Arben Ndokës. Sipas Partisë Demokratike kjo është një ngjarje tepër e rëndë pasi po spostohen gratë deputete për ti lënë mandatin gjinisë tjetër. Sipas Kodit Zgjedhor, në rastet kur një deputet dorëzon mandatin, ai i shkonë kandidatit tjetër i gjinisë tjetër në rast se nuk është respektuar kuota gjinore. Por në rast se kandidati i gjinis më pak të përfaqësuar heq dorë nga ai, atëherë deputet bëhet kandiati i cili është i renditur një vend poshtë emrit të fundit fitues.
Lajmi u perditesua
Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)