TIRANE- Lënia e shpeshtë i mandatit të deputetit të LSI-së, nga gratë në listat për deputete në Qarkun e Durrësit, derisa në fund e mori kandidati në listën shumëemërore, Bujar Derveni ka ngjallur debate edhe në mbledhjen e  Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku opozita ka lëshuar akuza për lista fiktive të LSI-së. Bëhet fjalë pikërisht për mbledhjen gjatë së cilës mandati i deputetit i kaloi ministrit të Bujqësisë, Edmond Panaritit për t`ia kaluar me pas kandidatit në listë.

Replikat
Këshilltarja e Parlamentit: Duke qenë se konstatohet përsëri vakancë e krijuar, si rezultat i dorëheqjes së deputetes Ermira Koçi, Kuvendi, në mbështetje të nenit 164, pika 1 të ligjit nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor” ka detyrimin ligjor të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës.

Ristani: Unë mendoj që kuorumi i femrave duhet të jetë në Parlament.
Halimi: Ne qëndrimin publik e kemi thënë. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e ka të qartë. Ka një listë fiktive. Kjo është çështje e parlamentarizmit
Dokle: Pikërisht, lufton fiktivitetin.
Meta: Kjo çështje tashmë është sqaruar dhe nuk ja vlen të bëjmë debat. Me raportin e përgatitur jemi dakord?

Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)