Mandati, Berisha: E kam të vështirë
 pranimin e parlamentit të përgjaku

Mandati, Berisha: E kam të vështirë<br /> pranimin e parlamentit të përgjaku
TIRANE - Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu i ka dorëzuar sot ish kryeministrit të vendit, Sali Berisha opinionin e Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, ndërkohë që Berisha është shprehur se duhet të ngrihet sa më parë Njësia Antikorrupsion sipas rekomandimeve të Venecias.

Ambasadori i SHBA Lu ishte bashkë me shefin e OPDAT, Jon Simbert, takim në të cilin u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi, ku Berisha theksoi se, në bindjen e tij, dokumenti  i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi.

Berisha shprehu mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet, pa humbur kohë, me krijimin, sipas rekomandimeve të Venecias, të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni Venecias ka folur qartë se kjo njësi nuk mund të ndërtohet siç dëshironte Edi Rama, por sipas parimeve të hetimit të pavarur.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet në Parlament, ku Berisha u shpreh se, nëse disa muaj më parë kishte menduar mundësinë e dorëzimit të mandatit, kjo ishte një mundësi hipotetike, por në kushtet e krijuara, me sjelljen nga Rama të Prengës në Parlament, ai e gjen shumë të vështirë pranimin e një parlamenti të tillë, të përgjakur.

Berisha theksoi se qëndrimi i Ramës pas vizitës së Sekretarit Kerry, në të cilën ai lavdëroi forcat politike në Shqipëri për ligjin e dekriminalizimit, është i papranueshëm.
Shfaqja,  të nesërmen, e Ramës me Rroshin, dërgimi i ministrit tek Bushi dhe kthimi i Prengës në Parlament, janë të gjitha mesazhe të besnikërisë së Ramës ndaj kriminelëve dhe krimit, dhe kjo e bën vendin shumë të pasigurtë.
 
Berisha theksoi se kjo qeveri ka zhdukur ligjin e konfliktit të interesit dhe sot pasuritë publike po rrëmbehen me shpejtësi të madhe nga vëllezërit, fëmijët, baballarët e Ramës, ministrave të tij dhe qeveritarëve të tjerë.

Ai u shpreh se kjo përbën një problem madhor për vendin ndaj dhe theksoi se është emergjente çdo plotësim ligjor i nevojshëm për të mbrojtur pasuritë publike të vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot