"Kjo është njëlloj si një vrasës të shkojë ti thotë shtetit më dëno se të vrava, për leskajn, Tani meqë opozita po protestion kaq shum ajo bëri këtë gjë. Nëse shteti ligjor funksionon mbio bazën e vullnetit të shkelësve të ligjit ai ëhstë zvednesijm i shtetit ligjor me jkrimet e kusarëve"-tha Berisha
Berisha tha se Parlamenti ka hypur në lojkomotivën Leskaj dhe kjo situatë që krijon Rama njëlloj si Kokëdhima është e turpshme
"Këtu çdo gjë e vendosin interest e krimit, të kusarëve të krimit. Rama si kreu i Meduzës dhe në vijim të sivëllaut Kokëdhima krijon këtë situatë të turpshme, Kushtetuta janë jo kodet penale apo civile janë kodet e procedurës ata që garantojnë mirëfunksionimin e shtetit ligjor. Ky është katandisja më e mjerë , diskretitimi më i amdh i shtetit ligjor dhe kushtetutës, Kjo mazhorancë me praninë kaq të gjerë të kusarëve të shtetiot jka asgjesuar kushtetutën dhe Konvendtën evropianë të të drejtave të njeriut. U desh të vijë këtu Hahn që Rama të bëjë zbulimin e madh se Shqipëria pasa opozitë, dhe u dashka ftuar në dialog, edhe pse e kishtë ftuar kreu i opozitës më shumë se 37 herë, Duhej ti thoshte komisioneri se pa dialog nuk ka përparim , dhe se proceset e kanë jetike dialogun. Ky del dhe gajas shqiptarët. Pa dialog Shqipëria nuk bëhet"- tha ish-kryeministri.
Prononcimi Berishës jashtë sallës së Kuvendit:
“Siç e konstatoni, Parlamenti ka hipur në lokomotivën Leskaj. Në këtë Parlament, çdo gjë e vendosin interesat e krimit, dëshira e kusarëve të shtetit dhe krimit në pushtet. Edi Rama, si kreu i meduzës dhe në ndihmë të sivllaut Kokëdhima, krijon këtë situatë absurde të turpshme në Parlament, ku de fakto ai ka asgjësuar ligjin e konfliktit të interesit".
Z.Berisha, sot zonja Leskaj i është drejtuar Kuvendit me kërkesën për të dërguar mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese...
Kjo është njëlloj si një vrasës të shkojë e t’i thotë shtetit “më dëno se vrava". Këtu s’kemi të bëjmë me vrasje, por me kusari shtetërore dhe një kusar shtetëror shkon e i thotë shtetit tani, meqë opozita po proteston kaq shumë dhe u bë çështje europiane dhe botërore, po shkoj, ndërkohë që deri tani thoshte se nuk do shkonte.
Nëse shteti ligjor funksionon mbi bazën e vullnetit të shkelësve të ligjit, ai pastaj nuk është më shtet ligjor por përkundrazi, ai është zëvendësimi i shtetit ligjor me vullnetin dhe dëshirat e krimit dhe kusarëve’. A mundet një vend të pranojë një zhvillim të tillë? Që kur t’ju teket vrasësve të shkojnë të dënohen, ndërsa kur mos t’ju teket të rrinë të lirë pastaj. Kushtetuta, qoftë penale e qoftë civile, janë jo kodet penal apo civil, janë kodet e procedurës penale dhe civile. Janë kodet e procedurës ato të cilat garantojnë mirëfunksionimin e shtetit ligjor. Dënimi, në një farë mënyre, ka ekzistuar dhe në kodet e procedurës dhe kështu që nuk duhet ta marrim kështu.. Kjo është katandisja më e mjerë, diskreditimi më i madh i shtetit ligjor dhe Kushtetutës.
Unë ju them se kjo mazhorancë, me përqendrimin kaq të lartë të krimit të organizuar, me praninë kaq të gjërë të kusarëve të shtetit ka asgjësuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në një seri ligjesh. Pra, u desh që të vijë këtu Komisioneri Hahn, që Edvin Kristaq Rama të bëjë zbulimin e madh se Shqipëria paska opozitë dhe se kryetari opozitës u dashka ftuar në dialog paçka se kryetari opozitës e ka ftuar më parë të paktën 36 herë për takim e debat dhe dialog kreun e mafias shtetërore dhe krimit të organizuar Edvin Kristaq Ramën. Duhej pra ti thoshte komisioneri Hahn që pa dialog me opozitën nuk ka përparim në asnjë mënyrë drejt integrimit, sepse proceset integruese e kanë jetike dialogun, që ky pastaj të dilte dhe të gajaste shqiptarët me ftesën e tij për liderin e PD.
Se nga do shkojë kjo mazhorancë, a do shkojë pas Kushtetutës apo në lokomotivën e Vali Leskajt, për këtë shkoni pyesni ata sepse unë nuk e di. Ajo që mund t’u them unë ju është se ky zotëri është i sëmurë pa shpresë. Me atë që ka bërë mbrëmë në Tonight me gazetaren Ilva Tare ai ka folur jo si një shtetar, jo si një intelektual, jo si një qytetar por ka folur në mënyrë absolute, dhe e dënoj me indinjatën më të thellë, si një halabak i vërtetë sepse të mendosh se mund të turpërosh një zonjë, një gazetare me faktin se ajo është nënë dhe rrit një vajzë atëherë duhet të kesh psikologjinë e një halabaku të rëndomtë dhe kurrë të një njeriu. Dhe unë i bëj thirrje sidomos vajzave dhe grave të mediave shqiptare që të mbani një qëndrim sepse kjo është një fyerje për çdo grua, për çdo vajzë, për çdo burrë apo djalë të këtij vendi. Duhet të jesh i sëmurë i pashpresë të mendosh se mund të fyesh një zonjë sepse rrit një vajzë të vogël, që ajo në fakt është krenaria më e madhe e saj.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)