Mandati i Frrokut, Topalli: Kauza e
Dekriminalizimit sot mori një grusht

Mandati i Frrokut, Topalli: Kauza e<br />Dekriminalizimit sot mori një grusht
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli akuzon Këshillin e Mandateve për mos zbatim të rregullores që i ngarkon parlamenti lidhur mosheqjen e mandatit të deputetit Mark Frroku.

"Keshilli i mandateve sot nuk pranoi te ushtroje detyrat qe i ngarkon rregullorja e parlamentit. Nje gje e tille nuk ka ndodh ne keto vite ne Parlament! Sot keshilli lau duart si Pilati!"-shkruan Topalli

Përmës një statusi në rrjetin e saj Social Facebook pa kaluar një orë nga mbyllja e mbledhjes së këshillit të Mandateve në kryesinë e Kuvendit, Topalli shkruan  se keshilli i mandateve nen drejtimin e Ilir Metes , me propozimin e maxhorances vendosi mos heqjen e mandatit , sic e parashikon Kushtetuta, te deputetit Mark Frroku, per gjoja interpretim Kushtetues. 

Ja statusi i plotë i Topallit në Facebook
"Kauza e dekriminalizimit sot ka marre nje grusht! Njelloj si avokati i Frrokut , keshilli i mandateve nen drejtimin e Ilir Metes , me propozimin e maxhorances vendosi mos heqjen e mandatit , sic e parashikon Kushtetuta, te deputetit Mark Frroku, per gjoja interpretim Kushtetues. Por Gjykata Kushtetuese a shprehet per kete rast nese nuk ka nje vendim te Kuvendit per mandat?

Keshilli i mandateve sot nuk pranoi te ushtroje detyrat qe i ngarkon rregullorja e parlamentit. Nje gje e tille nuk ka ndodh ne keto vite ne Parlament! Sot keshilli lau duart si Pilati!"

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!