Mandati i Kokëdhimës, Berisha:
Këshilli do të shtyjë mbledhjen 

Mandati i Kokëdhimës, Berisha:<br />Këshilli do të shtyjë mbledhjen 
Pak më shumë se 3 orë nga mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të diskutuar rreth kërkesës së Partisë Demokratike për t'i hequr mandatin deputetit Koço Kokëdhima, Berisha shprehet se do të shtyhet.

Statusi i plotë i Berishës
Edvin Kristaq Rama shtyn heqjen e mandatit te sivllaut te tij, kryeministrit dhe kryemafiozit te jugut Kokedhima!!

Te dashur miq, Edi Rama, pasi e ka shtyre dy muaj me radhe heqjen e mandatit te sivllaut te tij Koço Kokedhima, per marrje ne shkelje flagrante te Kushtetutes, neni 70, te pasurive publike, ai e shtyu perseri.

Me kete akt antikushtetues, Edi Rama dhe Ilir Meta, njeriu qe akuzohet se ka paguar vrasjen e dy deputeteve, vendosin haptas Parlamentin dhe pushtetin e tyre te krimit ne funksion te mbrojtjes se krimineleve, qe per t'u pasuruar shkelmonje cdo nen te Kushtetutes dhe ligje te vendit. Koço Kokedhima, sivllau i Edi Rames, qe mbahet si kryeministri dhe kryemafiozi i jugut, eshte bere famezi per babezine e tij per ndertimet pa leje ne kundershtim me ligjet ne zonen e bregut dhe ne Tirane, per borxhin dhjetera milione dollare qe nuk i paguan shtetit, per tavanet e shkollave qe rinderton dhe qe bien mbi kokat e vogelushve, per banden e tij qe po vjedh dhjetera milione ne naften e vendit dhe si pike mjalti apo strehe e pedofileve ne punesimin e tyre, si sekretari personal i tij, rasti i Agron Canes, apo ne mediat e tij!

Cdo dite qe ky kriminel, qe ka dhunuar ne menyre flagrante Kushtetuten per t'u pasuruar ne menyre antikushtetuese, eshte dominim i hapur i krimit mbi ligjin themelor dhe Parlamentin e vendit, eshte sundim i krimit!! sb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve