Mandati i Kokëdhimës, Berisha:
Rama po i bën presion gjykatësve 

Mandati i Kokëdhimës, Berisha:<br />Rama po i bën presion gjykatësve 
Ish kryeministri Sali Berisha në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka thënë sot se, kryeministri Edi Rama po i bën presion gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbrojë Koço Kokëdhimën.

Berisha e konsideron presionin e kryeministrit si banditesk, ndërkohë që shton se atyre po i u meren të afërmit dhe po i’u thuhet se do të largohen nga puna nëse gjyqtarët nuk marrin vendim në favor të Kokëdhimës.
 
Berisha shton se një situatë e tillë nuk është parë asnjëherë në këtë gjykatë, ndërkohë që ka dënuar qëndrimin e kryeministrit, që e konsideron si stalinist.
 
Ja statusi i Berishës në Facebook
Presion banditesk i Edi Rames ndaj gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar sivlla Kokedhimen.
Te dashur miq, burime prane Edi Rames bejne me dije se e tere kryeministria, me ne krye Edvin Kokedhimen eshte perqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kercenimet me te egra direkte personale te Edvin Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese per te shpetuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimes.
Gjykatesve ju eshte bere lista e te gjithe njerezve te punesuar nga kushurire Koleka dhe therriten nje nga nje nga boset e tyre duke u thene "vendimin ose vendin e punes". Sekretari i Pergjithshem i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon ne dosje pronesie dhe dosje te tjera dhe vrapon per te korruptuar gjyqtare.
Situata ne Gjykaten Kushtetuese nuk ka qene kurre e tille. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj gjykatesve te Gjykates Kushtetuese kerkoj ndalimin e menjehershem te ketij presioni kriminal mbi gjykaten qe eshte dhe garante e kushtetutes se vendit. sb

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament