Heqja e mandatit të deputetit, Koço Kokëdhimës, nga Gjykata Kushtetuese, për kryeministrin Edi Rama është një arsye më shumë se pse duhet reforma në drejtësi.
 
Kreu i PS nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Kushtetueses, por i është referuar domosdoshmërisë së reformës.
 
“Nuk komentoj vendimet e gjykatave. Por, unë thjesht, nënvizoj, që në këndvështrimin tim, edhe ai vendim është një arsye më shumë për mua dhe për ne, që të bëjmë një reformë të drejtë, të vërtetë e reale në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Rama.  
 
Deklarata e kryeministrit u bë pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist në prani të ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com