Mandati i Leskajt e Sulit, Meta: Të
enjten që vjen do të hidhen në votim

Mandati i Leskajt e Sulit, Meta: Të<br />enjten që vjen do të hidhen në votim
Në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje, kreu i Kuvendit Ilir Meta njoftoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, u ra dakort që të hënën që vjen të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për të gjetur rrugën më të drejtë për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese, mandatin e deputetes Valentina Leskaj, ndërsa të enjten e ardhshme do të hidhet në votim. 
 
Por vetë Leskaj, tha se kishte insistuar në Konferencën e Kryetarëve që kërkesa e saj që i është dërguar kuvendit 8 ditë më parë të diskutohet dhe të miratohet në seancëm e sotme.
 
"Besoj që Këshilli i Mandateve mund të mblidhet edhe sot që të marrë vendimin në mënyrë që kërkesa ime me shkrim të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Unë i kam kërkuar PD që ta çonte kërkesën në Gjykatë Kushtetuese, por nuk e çoi. Unë kërkoj edhe njëherë në seancë që sot të votohet kërkesa, për ta çuar në Kushtetuese," tha Leskaj.
 
Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkoi që çështja e mandatit të Leskajt dhe Sulit të hidhet sot në votim.

"Më në fund maxhoranca ka vendosur të tërhiqet nga shkelja e kushtetutës dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese sikundër është ajo që ne kërkojmë prej kohësh, pavarësisht se ky Parlament dhe në këtë moment, derisa të bëhet votimi i këtyre akteve vazhdon të jetë në krizë kushtetues. Për këtë arsye unë ju kërkoj që meqë kemi mirëkuptimin e maxhorancës, të futet në rend të ditës dhe të votohen sot te dyja kërkesat dhe të dërgohen nëg Gjykatën Kushtetuese," tha Paloka.
 
Por kërkesa e Leskajt dhe Palokës nuk u pranua nga kreu i kuvendit Meta, i cili ritheksoi dhe njëherë duke iu referuar Konferencës së Kryetarëve që të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe të enjten e ardhshme çështja do të hidhet në votim.


Mandati/Halimi-Leskaj, debate në Kuvend
Edhe këtë të enjtë nuk kanë munguar përplasja mes deputetes Valentina Leskaj dhe Eduart Halimit, mbi mandatin e Leskajt.

Halimi: Ne e kemi shqyrtuar kërkesën tonë në komisionin e mandateve, dhe atje maxhoranca në mënyrë unanime e rrëzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin në Gjykatën Kusthetues. Erdhëm në parlament, maxhoranca e gjitha refuzoi kërkesën e PD për ta çuar mandatin në Kushtetuese. Keni marrë dy vendime në thyerje të rëndë të Kushtetutës. Kishit marrë tre, për Koço Kokëdhimën, zonjën Leskaj dhe zotin Suli. Të njëjtën procedurë për ato dy vendime që janë antikushtetues, parlamenti duhet të ishte mbledhur dhe ti kishte marrë. Pse beni viktimën? Viktima këtu nuk jeni ju, po qytetarët. Nuk do ndëshkohet njeri. Ne pretendojmë se ju keni shkelur Kushtetutën duke përfituar një konçesion apo duke marrë para publike të qytetarëve, jo tonat. Këtu ka vetëm një rrugë. Ju zgjateni sa të doni, zvarriteni, po nuk i shpëtoni dot, çështja e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës

Leskaj: Kam kërkuar të shqyrtohet vet dhe këtu bëjmë diferencën. Është e drejtë e Kuvendit dhe Kuvendi ka votuar kundër, po jo për të mos e çuar në Kushtetuese se nuk keni pasur kërkesë fillimisht për në Kushtetuese. Në muajin mars pasi ka ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputetin tjetër ju keni përcjellë një shkresë dhe thoni që në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese të çohen dhe këto dy të tejrët. Herën e aprë kqërkesa ka qënë për Kuvendin. Hera e dytë kur ka ardhur kërkesa unë i jam drejtuar Kuvendit që kjo të shkojë sa më shpejt në Gjykatën Kushtetuese, meqënëse si individ nuk legjitimohesh. I jam drejtuar me letër kryetarit të Parlamentit

Meta: Mos të diksutojmë më për këtë çështje. Po për procedurë... 

Berisha: Meqënëse kam marrë fjalën shumë herë për këtë problem më duhet të them se zonja Leskaj bëri detyrën e vet, po pasagjerët nuk zbresin nga treni. Tani kjo duhet zgjidhur. Shoferi dorëzoi patentën, tani kjo kërkon një votim një për një. Kush do të qëndrojë në tren e kush do zbresi, nominal. Është shumë e thjeshtë. Unë kërkoj votim nominal

Futet në rend dite dekreti i Nishanit për "mediat audiovizuale"
Në nisje të seancës Kuvendi miratoi me 69 vota pro rishqyrtimin e ndryshimeve në ligjin e AMA-s, i cili u kthye mbrapsht nga Presidenti Bujar Nishani më 1 prill, duke u shprehur në dekretin e tij se cënonte pavarësinë e RTSH-së.
 
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat