Mandati i Leskajt, Toçi: Vali është
zonja që i dha leksion politikës

Mandati i Leskajt, Toçi: Vali është<br />zonja që i dha leksion politikës
Fitorja e Valentina Leskajt në betejën me opozitën në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj, është përcjellë me komente pozitive ndër socialistë. Kryeministri Rama u kërkoi sot në seancë demokratëve t’i kërkonin falje deputetes, teksa deputeti Fatmir Toçi, e ka quajtur Valentina Leskajn, si zonja që i dha leksion politikës. 

Ja reagimi i plotë i Fatmir Toçit
Nuk ishte aspak i papritur lajmi për pushimin e çështjes, madje për refuzimin për t’u gjykuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndaj zj. Valentina Leskaj, akuzuar për “konstatim papajtueshmërie me mandatin e deputetes”, nga një grup deputetësh të opozitës. Vendimi i Gjykatës i shtjelluar në plot 5 faqe ishte fare i qartë dhe i prerë: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. 

Kujtojmë se zj. Leskaj është një nga ato raste jo të shpeshta në politikë apo në jetën publike që kërkoi vetë dhe me ngulm edhe para Kuvendit të Shqipërisë që çështja ti kalohej gjykatës për interpretim e vendim. 

Përgjatë gjithë historisë politike, që kur ajo lindi si e tillë, rëndom njihen si sjellje të zakonshme qëndrime e veprime umile për t’i shpëtuar drejtësisë me të gjitha format e mjetet: me pushtet, me para’, me presion, me intriga, me miq e shokë, duke iu lëpirë nga pas më të fortëve dhe duke u trimëruar me më të dobtit, por gjithësesi duke humbur dinjitetin e rrënuar personalitetin edhe kur në sajë të pehlivanllëqeve e intrigave kanë dalë “të pafajshëm”. 

Imuniteti për çdo rast dhe koraca mbrojtëse për njerëzit e politikës e të veshur me pushtet ka ardhur koha të rishikohet. Nëse po luftohet fort për reformën në drejtësi, për vendosjen e shtetit ligjor dhe për t’i trajtuar të gjitha shtetasit si të barabartë para ligjit, për një shoqëri të hapur, të lirë dhe të emancipuar nuk ka më asnjë kuptim koncepti i imunitetit dhe të njerëzve të veshur me imunitet. Të gjithë të barabartë përpara ligjit do të na bëjë që të ndihemi edhe më të afërt me njerëzit që na kanë votuar. 

Gjej rastin të shpreh admirimin për zj. Leskaj për intrasigjencën dhe kontributin e saj në politikë dhe jetën publike, si dhe për frymën e humanizmit dhe qytetarisë që i dha politikës me kalimin e natyrshëm nga shoqëria civile. Një emër i nderuar në të gjitha detyrat që ka kryer. 

Për dy mandate kam qenë përkrah saj në betejat politike dhe debatet parlamentare, në kontaktet me njerëzit dhe në çdo pëllëmbë të Qarkut të Vlorës, ku veçanërisht kontributi saj në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, si drejtuese politike e Qarkut ishte vendimtar në fitoren spektakolare që solli forcën tonë politike në pushtet. 

E them pa hezitim se jo vetëm në këtë rast, znj. Leskaj i dha një leksion politikës, për të mos u kapur e zvarritur pas saj, por edhe një rast drejtësisë, një segmenti të saj së paku, për arnimin disi të imazhit dhe autoritetit të rënë poshtë, shumë poshtë, gjatë kësaj periudhe të tranzicionit…
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij