Mandati i Llallës,Basha zbulon
qëndrimin e PD,paralajmëron...

Mandati i Llallës,Basha zbulon<br />qëndrimin e PD,paralajmëron...<br>
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka ‘zbuluar’ qëndrimin e PD për mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mbaron më 4 dhjetor të këtij viti dhe pritet të shkaktojë një përplasje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një dalje për media, në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, Basha tha se qëndrimi i demokratëve është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe ligjeve, ndërsa paralajmëroi të gjithë ata, që sipas tij, do tentojnë të kapin drejtësinë për këtë rast. Kreu demokrat deklaroi se Rama ka hallin e Tahirit dhe jo të mandatit të Llallës, duke shtuar se çdo hap për të vendosur mafia mbi çështjen do të përballet me ta.

Pyetje: Ka një qëndrim Partia Demokratike lidhur me përfundimin  e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm?

Basha: Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe i ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narkomafias në organin e Prokurorisë do të përballet me një betejë totale politike nga ana e opozitës.

Pyetje: Ka një intepretim nga ana e Kryeprokurorit që mandati përfundon pas dy vitesh, bazuar në precedentin e Ina Ramës, ndërkohë që, edhe mbi faktin që mandati është 7 vite dhe jo 5 vite. Partia Demokratike, ka një qëndrim lidhur me këtë situatë? Socialistët mendojnë se z.Llalla ikën në Dhjetor.

Basha: Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera. Ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka hall mandati. Dhe në funskion të ndalimit të hetimit, në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që në fakt është mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës, këmbë, dhe këmbës, dorë. Ndërsa, në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqintepretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqëve të mëdhenj.

Pyetje: Pra ju jeni për vazhdimin e mandatit?

Basha: Jo këtë po e thoni ju. Ne jemi për respektimin total të kushtetutës dhe në këtë kuadër njerëzit tanë në komisionin e ligjeve dhe ekspertët tanë do të hedhin hapat konkretë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf