Mandati i Prengës, Eduard Ndocaj i 
zemëruari me Ramën bëhet deputet

Mandati i Prengës, Eduard Ndocaj i <br />zemëruari me Ramën bëhet deputet
TIRANË - Nëse deputeti tashmë i përjashtuar nga PS Armando Prenga, do të dënohet me vendim të formës së prerë për ngjarjen në Laç, ai humbet mandatin e deputetit.
 
Pasuesi në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në qarkun e Lezhës është Eduard Ndocaj. Por ky emër nuk është tashmë aq familjar për Partinë Socialiste. Këtë vit, Ndocaj ka shprehur zemërim ndaj kryeministrit Rama, e megjithëkëtë, ai mund të bëhet pjesë e grupit të tij parlamentar, nëse mandatin e humbet Prenga.
 
Por duke ju referuar detyrimit ligjor qe te pakten 30 % elistes duhet t'i perkase gjinise me me pak perfaqesues (gra), mandati i takon Mirela Neli (Syku). Në rast se ajo do të japë dorëheqjen, atëherë mandati do t’i shkojë Eduard Ndocajt, i cili është i pari në listë për këtë qark.

Më herët, ish-kandidati i PS së në listat për deputet në Qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kësaj partie, duke i kujtuar dhe kontributin financiar që ka dhënë për të e që sipas tij arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.
 
“Kontribuova nga ekonomia ime me shpresën se do të vinin ditë më të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe për popullin e Lezhës në veçanti, por nuk ndodhi kështu; në këmbim mora pabesinë e Partisë Socialiste, ashtu si shumë shqiptarë”, – është shprehur Ndocaj.
 
“Arsyeja që ë bëj publike sot është se ato lekë nuk ishin gjetur në rrugë, ishin lekë djerse dhe pune të ndershme dhe kontributi im nuk di pse duhet të humbë. Nuk janë shpenzuar për gjë tjetër, po për fushatën elektorale të 23 Qershorit me bindje se ne do të sillnim dhe diçka të mirë për popullin”,- ka deklaruar Ndocaj.
 
Deputeti Armando Prenga u arrestua në flagrancë të shtunën pas mesnate pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt ku është përdorur edhe arma me familjen Cali, përplasje kjo e ndodhur para komisariatit të Kurbinit. Sipas policisë, sherri mes dy fiseve ka lidhje me tenderin për shfrytëzimin për peshkim në  Lagunën e Patokut e drejtë e cila iu dha vëllait të Prengës, ndërsa prej vitit 2009 ishte familja Cali që kishte monopolin e peshkimit në këtë zonë.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...