Partitë opozitare në Kosovë e presin me shumë dyshim përgjigjen që do të japë Gjykata Kushtetuese lidhur me atë që do të marri mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja shfaqin dyshime ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nëse do të jetë i paanshëm në interpretimin që do t’i bëjë kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga për të përcaktuar se kush do të jet i mandatuari për kryeministër.
Sipas liderit të VV-së, Albin Kurti, “Hasani, në fakt, është shumë më tepër i kujdesshëm për kontekstin politik dhe faktorët që do të bëjnë trysni në të sesa për frymën dhe germën e Kushtetutës”, raporton gazeta Zëri.
Një lloj presioni paraqet edhe paralajmërimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese “që të mos bëjë ndonjë aktgjykim si në rastin e interpretimit të çështjes së mandatit të presidentes Jahjaga, kur u tha se ajo do të jetë në detyrë deri në vitin 2016”.
Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet që gjatë javës që vjen të shpall rezultatin final të zgjedhjeve si dhe te certifikojë zgjedhjet.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com