Mandati në Këshillin e Sigurimit, ministri i Jashtëm: Histori suksesi, falenderoj vendet aleate! Ambasadori Hoxha: Vendosi Shqipërinë në hartën globale

Roli dhe kontributi i Shqipërisë si anëtare e përkohshme për 2 vite në Këshillin e Sigurimit, është konsideruar një histori suksesi nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.  Në takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”, Hasani tha se diplomacia shqiptare meritoi respektin e brendshëm e të jashtëm me performancën në KS, detyrë që përkoi me një periudhë të vështirë për botën. 

‘Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri. Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar. Mandati ynë në KS erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën. Agresioni rus në Ukrainë, Shqipëria në KS tregoi gatishmërinë për të kontribuuar. Hasani: Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë. Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen. Shqipëria e ka pasur këtë parasysh çdo ditë që ka shërbyer në KS.’- tha Hasani.

Ndërsa Ferit Hoxha, ambasadori shqiptar në OKB gjatë kohës kur Shqipëria drejtoi mandatin në Këshillin e Sigurimit, tha se roli i vendit, ka qenë një moment kulminant në historinë e diplomacisë shqiptare, pasi përcollën në arenën ndërkombëtare zërin e Shqipërisë si dhe ofruam kontribut për të gjitha çështjet që u angazhuam. Sipas Hoxhës për herë të parë Shqipëria hyri në hartën globale.

‘Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale. Për herë të parë Shqipëri hyri në hartën globale kjo ka qenë një nga të veçantat dhe një arritje në këshillin e Sigurimit, ishte mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje, globale. Shqipëria ka qenë e përfshirë në çdo lloj çështje që ka të bëjë me paqen dhe sigurinë që ka të bëjë në të gjithë globin, e kemi pasur shumë të lehtë pasi politika jonë e jashtme e ka të parashikuar. Elementi tjetër ka të bëjë me imazhin e vendit. Kam bindjen se gjatë këtyre dy viteve ka ndikuar për ta bërë Shqipërinë me të njohur.

Vlerësime maksimale për rolin e Shqipërisë në KS, në këto dy vite tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas Grinfiled. 

‘Ju ishin një partner me vlera, sidomos në rolin që luajtët për Ukrainën. Nuk e imagjinoj se si do të kishte qenë pa Shqipërinë në këto dy vite në Këshillin e Sigurimit. Ekipi juaj ka dhënë kontribut të çmuar me në krye z. Ferit Hoxha.’- tha ambasadorja amerikane Linda Thomas Grinfiled.

Ndërsa ambasadori i BE në tiranë Silvio Gonzato, tha se ishte surprizuar nga përfaqësimi i Shqipërisë në KS, që shërbeu edhe si urë lidhëse për BE.

‘Roli i Shqipërisë ishte në përputhje me pozicionin e BE. Dha kontribut për të gjitha çështjet që u diskutuan në KS. Shqipëria na ndihmoi, shërbeu si urë lidhëse mes KS dhe BE. Këto dy vite ishin një periudhë e vështirë mes lindjes e perëndimit. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik. Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme. Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave.’- tha Gonzato.

Ndërsa Zvicra dhe Sllovenia, dy anëtaret e radhës të përkohshme në KS, thanë se do të ndjekin përvojën e ofruar nga Shqipëria në këto dy vite në këtë strukturë të rëndësishme të OKB.

Shqipëria mori votat e 175 vendeve anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për t’u zgjedhur në Këshillin e Sigurimit, dhe e plotësoi këtë detyrë nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Diskutimi për luftën në Ukrainë në KS, ambasadori Hoxha: Treguam se për një vend të vogël, s’ka ushtri me të mirë se ligji ndërkombëtar

 

Në një konferencë me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në kohën kur drejtonte Këshillin e Sigurisë, u ndal edhe tek diskutimi për luftën në Ukrainë. Hoxha tha se lufta në Ukrainë është një luftë e zgjedhur dhe se është një agresion i padrejtë. Hoxha tha se si vend i vogël, treguam se s’ka ushtri më të mirë sesa ligji ndërkombëtar.

‘Në nuk zgjodhëm çështjen e Ukrainës ishte Ukraina që erdhi në Këshill. Lufta në Ukrainë është një luftë e zgjedhur, agresion i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në çfarëdolloj këndvështrimi lufta është cenim i rregullave që kemi vendosur bashkë. Është absolutisht cenim i asaj që ne quajmë rendi botëror i bazuar në rregulla. Ajo që arrihet së bashku është e qëndrueshme. Ky ka qenë pozicioni i politikës së jashtëm shqiptare. Për të treguar se për një vend të vogël s’ka ushtri më të mirë sesa ligji ndërkombëtar. Ka qenë e rëndësishme jo vetëm të flasë por të dënojë e izolojë vendin që është shakatar për rrezikun e sigurisë evropianë dhe mbarë botërore.'- tha Hoxha.

Ora 10:55
Mandati i Shqipërisë në OKB, ambasadori i BE-së: Na ndihmoi në arritjen e objektivave tona! Ishte urë lidhëse

 

Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit. Gonzato vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në arritjen e objektivave.

‘Arritja e Shqipërisë ishte një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar faktorin tonë. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik. Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme. Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave. Shqipëria luajti rolin e një ure lidhëse, Feriti informoheshin se çfarë ndodhet në KS. Në takimin mujor që ne kishim kishte një vend ku Shqipëria luante një rol pozitiv. Shqipëria ka arritur të sigurojë që disa çështje të rëndësishme të diskutohen në Këshillin e Sigurisë.’- tha Gonzato.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës