Mandati i deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, do të diskutohet në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, që pritet të mblidhet nesër në Kuvend.

Deputetët e mazhorancës akuzohen nga opozita se kanë përfituar fonde publike gjatë mandatit të tyre si deputet.

Dërgimi në Kushtetuese i mandateve të Sulit dhe Leskajt, është një prej kushteve të opoztës që ajo të ulet në tryezën e reformës në drejtësi.

Vetë deputeti Suli dhe Leskaj kërkuar në seancën e fundit plenare, që mandatet e tyre të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)