Pak para nisjes së seancës së sotme plenare deputetja e PS Valentina Leskaj i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Meta, të cilit i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Mandati i nënkryetares së Kuvendit mjaft i përfolur dhe i diskutuar nga opozita, tashmë duket se do të jetë në dorën e kësaj gjykate e cila pritet ta shqyrtojë
Seanca e sotme zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, kohë gjatë së cilës opozita qëndroi pranë foltores së Kuvendit edhe kur kryeparlamentari Meta hodhi në votim projektligjet e ditës të cilat u votuan me votat e mazhorancës mëse të mjaftueshme. Menjëherë pas daljes nga godina e Kuvendit opozita dhe mazhoranca u përplasën me prononcime dhe deklarata për mediat.
Ishte deputeti Balla i cili njoftoi se Rama i ka dërguar një letër kreut të demokratëve Basha ku i kërkon për herë të parë një takim sy më sy për dialog në mënyrë që të arrijnë një konsensus për reformën më të madhe në vend. Me këtë letër por edhe me veprimin e Leskajt dhe gadishmërinë e Rakip Sulit për dërgimin në Kushtetuesë të mandateve duket se do të marrë fund ngërci që mban pezull Reformën në Drejtësi dhe vijimin e punimeve në Kuvend
Edhe ish-kryeministri nuk përjashtoi që në dialog të përfshihen edhe lehtësues, megjithatë, ish-kreu i demokratëve tha se vendimi përfundimtar i takon kryetarit të Partisë, Lulzim Basha i cili nga ana e tij u shpreh i hapur për dialog
(Pamje pa koment, momentet ku opozita bllokon foltoren)
Zhvillimet e seancës minut pas minuti
Ora 11:45 Paloka: Na kërkojnë të lëshojmë foltoren këta kanë kapur kushtetutën
Menjëherë pas fjalës së deputetit Balla është tensionuar situata në Kuvend kur është kundërpërgjigjur sërish Paloka . Ai e ka cilësuar paraqitjen e Strazimirit si një të drejtë të tij ashtu sikurse e kanë të gjithë deputetët
"Ne na kërkohet të lëshojmë foltoren kur këto kanë kapur kushtetutën, e s'lejojnë që këta të shkojnë para Gjykatës, këta na flasin për dekriminalizimim.Na flasin për Starzimirin që e ka patur me të drejtë si të gjithë armën. Sic e kanë këta këtu akoma në brez. Ju duhet të lëshoni kushtetutëmn, foltorja s'është e juaja , ju keni vetëm, kartonat, ata që na kanë votuar s'na kanë votuar për të shkelur kushtetutën"-tha Paloka.
Ora 11:41 Balla: Zbatoni ligjin e Dekirminalizimit, dorëzoni para drejtësisë Gent Srrazimirin
Deputeti i Partisë Socioaliste i ka bërë thirrje Partisë demokratike dhe deputetëve të saj në Parlament që të zbatojnë ligjin e Dekirminalizimit dhe të dorëzojnë para drejtësisë Gent Strazimirin.Ai ka thënë se, Strazimiri ishte në protestë në pistoletë ndaj dhe ai duhet përjashtuar nga Kuvendi.
“Ku e keni Strazimirin? Cfarë dorëzoi dje Strazimiri, pistoletën apo kllëfin e celularit apo këllëfin e Ristanit? T’iu vijë turp. Strazimiri akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ku e keni Strazimirin e famshëm? Shqipëria e pa që ai kishte armë. Sot kuvendi duhet të ndalet në këtë çështje. Nuk duhet të krahasohet qIraja e një ambienti, me armëmbajtjen pa leje. Ne kemi standarde të tjera. Pse nuk e përjashtoni ju Strazimirin? Pse nuk e keni sjellë sot këtu? Përjashtoni Gent Strazimirin” tha Balla.
Ora 11:40 Rinis Kuvendi, opozita vijon të mbajë të bllokuar seancën
Pas 10 minutash ndërpreje të seancës së Kuvendit, ka nisurt seanca me debate të ashpra për çështjen "Strazimiri"
Ora 11:10 Ruçi: Bllokimi i foltores është puç, PD të na dëgjojë
Menjëherë pas ngritjes në këmbë të deputetëve të Partisë Demokratike dhe bllokimit të foltores së Parlamentit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka thënë se, opozita duhet të dëgjojë mendimet e palës kundërshtare, pasi nuk ka puç më të madh sesa të bllokosh foltoren e parlamentit.
“Iu kërkoj ju si grup opozite që të zërë vendet dhe të dëgjojë mendimin tonë e jo të uzurpojë foltoren. Uzurpimi i foltores është një puç” ka thënë ai.
Ora 10:58 Paloka: Rama u përpoq të mashtrojë Hahn
Ishte kreu i grupit paralmentar Edi Paloka ishte i pari që mori fjalën në Kuvend. Ai renditi të gjitha arsyet pse ky Kuvend nuk funksionon sipas opozitës.Paloka tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“4 janë mesazhet kryesore që dha në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian. E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas demokratit, Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, sipas PD është se Hahn ka kërkuar dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi.
Paloka tha se edhe komisionerin Rama ka tentuar ta mashtrojë për kërkesën e opozitës për mandatet.
"Para se të fillojë seanca dua të bëj të qartë edhe njëherë pozicionin e opozitës dhe të paraqes arsyet pse parlamenti vazhdon të mosfunksionojë Sy më sy dje Rama kërkojë të mashtrojë komisionerin Hahns se vendimin e Gjykatës kushtetuese për kërkesën e opozitës për mandatet.Komisioneri foli dje qartë për cështjet që janë në interes të qytetarëve. Qeveria u përpoq t'i shtrembërojnë kërkesat e Hahn. Shqiptarët dëgjuan qartë se ne duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatojë dekriminalizimin të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të dnershme dhe dialog për reformën në drejtësi. Mazhoranca e ka cuar vendin ën krizë kushtetuese. A ka ciniozëm më të madh se prap të akuzosh opozitën ëpr krizën që shkakton opozita. Përhap fjalën se opozita po vendos kushte.
Ne nuk vëmë kushte, ishte Rama që dikur i vendoste kushtet. Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë kushtet. Nuk jemi ne që kërkojmë mandatet kërkojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës. Ne jemi të shqetësuar për zbatimin e tyre. A ka hipokrizi që në kushtet e kësaj krize të flasësh për drejtësi kur Rama bllokon vendimet.Ky që u përpoq të mashtrojë Hahn se do cvojë për interpretim në Kushtetuese. Si mundërt ta cosh për intepretim të kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese."-tha Paloka.