Mandati/ PD: Dyshja Rama-Meta
konfirmoi se mbron inkriminimin 

Mandati/ PD: Dyshja Rama-Meta<br />konfirmoi se mbron inkriminimin 
Partia Demokratike dënon ashpër vendimin e sotëm të Këshillit të Mandateve lidhur me mandatin e deputetit Frroku duke theksuar se Rama-Meta mbrojnë inkriminimin dhe se PD është e vendosur ti shkojë deri në fund procesit të dekriminalizimit.

"Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë."-shkruan PD përmes një njoftimi për mediat

Sipas Partisë Demokratike refuzimi i kërkesës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi

Ja njoftimi i plotë i PD
"Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin. Refuzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të të zgjedhurit të Edi Ramës është dhunim i nevojës qe ka vendi për tu çliruar nga krimi, është dhunim i kërkesës së qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pavarësisht këtij qëndrimi pro-krimit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta cojë deri në fund procesin e dekriminalizimit bashkë me qytetaret dhe me perkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!