Mandati i ish-deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi përfundon në Gjykatën e Lartë. Kolegji Zgjedhor shqyrtoi këtë të premte padinë e ish-deputetëve që kërkojnë rikthimin e mandatit të hequr nga Komisioni Zgjedhor.
Në pak minuta, dy trupa gjyqësore të kolegjit bënë publik vendimin se i drejtohen Gjykatës së Lartë për të zgjidhur kompetencën e shqyrtimit të kësaj padie.
/Shqiptarja.com
Në pak minuta, dy trupa gjyqësore të kolegjit bënë publik vendimin se i drejtohen Gjykatës së Lartë për të zgjidhur kompetencën e shqyrtimit të kësaj padie.
Më parë ishte Gjykata Administrative që shpalli moskompetencë dhe dërgoi dosjen në Kolegjin Zgjedhor. Rahovica dhe Rakipi humbën mandatin e deputetit, pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit dhe me kërkesë të Prokurorisë u hoq mandati me argumentin se kishin fshehur ndalimet e tyre nga policia italiane.
d.c./shqiptarja.com










