Mandija i kërkon llogari Çakos
për padinë ndaj Gjozës së LSI

Mandija i kërkon llogari Çakos<br />për padinë ndaj Gjozës së LSI
Zëvendëskryeministrja teknike e PD, Ledina Mandija përmes një deklarate shpërndarë për mediat ka reaguar pas akuzave të LSI për kallëzimin ndaj kryetarit të Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë Elez Gjoza.
 
Ledina Mandija deklaron se i ka kërkuar informacion urgjent  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për kallëzimin penal që u depozitua në prokurori.
 
I kam kërkuar prej disa ditësh  informacion urgjent  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues” thuhet në deklaratë.
 
Po kështu zv/ kryeministrja teknike ka kërkuar që kjo çështje të futet në rendin e ditës të mbledhjes së Task-Forcës.

Zv. Kryeministrja Mandija thekson se Task Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore.
 
Procedimi i Elez Gjozës
Administratori i Njësisë Bashkiake nr 2. në Tiranë, Elez Gjoza u procedua penalisht nga Policia në 9 qershor nën dyshimin se regjistroi fiktivisht 60-70 shtetas sikur ishin pjesë e banesës së tij.
 
Nga viti 2013 e në vijim, 58-vjeçari ka regjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të Gjozës, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
   
LSI deklaroi pas shkarkimit: Demiraj të ikë nëse s'bën detyrën
Por në një dalje publike në datë 09 qershor, Elez Gjoza dhe Luan Rama kanë hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve të policisë.

"Siç mund ta vini re fare qartë e gjitha është një akuzë e ngritur mbi asgjë. Për këtë arsye, z. Gjoza ka bërë denoncim në prokurori për kallzim të rremë dhe shpërdorim detyre ndaj policisë që është marrë me këtë çështje.
 
Unë ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë dhe të nxjerrë para ligjit çdo falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet për të vënë nën terror qytetarët që të mos jenë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre.
 
Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit.
 
Ftoj ministrin e Brendshëm Demiraj të vërë nën autoritetin e ligjit veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit sepse nuk mundet që policia të merret peng kur u mboll kanabis, që të merret peng edhe në kanabizimin e zgjedhjeve.
 
Zv.kryeministrja duhet të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll drejtorin e Përgjithshëm të Policisë”
deklaroi ai në 9 qershor, pas padisë.

Prej disa ditësh pas shkarkimit të drejtorëve në disa burgje, të Postës, por edhe kallëzimit për Elez Gjozën, ish-kryetari Meta, por edhe Vasili dhe drejtues të tjerë të LSI kanë akuzuar Task Forcën se po vepron sipas saj, në bazë të marrëveshjes PS-PD në 18 Maj kundër LSI.

Deklarata e plotë e Ledina Mandijës sot
Nisur nga shqetësimet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e  drejtueses së Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” të krijuar me VKM nr. 473, datë 01.06.2017, se kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të z. Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cënimin e figurës të z. Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI, zv.Kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task –Forcës.
 
Znj. Mandija i ka kërkuar prej disa ditësh  informacion urgjent  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues.
 
Zv. Kryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se  Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin