Mandija për ministrinë e LSI:
Punësime e presion për fushatë

Mandija për ministrinë e LSI:<br />Punësime e presion për fushatë
Zv/Kryeministrja Ledina Mandija denoncon se në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, që është në përgjegjësinë e Ministrisë së Transportit që drejtohet nga LSI janë punësuar 20 persona në periudhën 25 Maj deri në datën 12 Qershor, që përkon me fushatën e zgjedhjeve dhe emërimet janë të ndaluara.
 
Zv/ Kryeministrja i ka kërkuar ministrit të Transportit dhe të Infrastrukturës Sokol Dervishi të  marrë masat, pasi materialet do të dërgohen në Prokurorinë e Përgjithshme.
 
Gjithashtu, zv/Kryeministrja deklaron se sot ka marrë shqetësime nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës që po ushtrohet trysni për të marrë pjesë në aktivitet elektoral që do të mbahet sot.
 
Ledina Mandija kërkon nga ministri Dervishi që të marrë masat edhe për këtë denoncim dhe të informojë zyrën e Zv/Kryeministres në një kohë sa më të shpejtë.

Sot në orën 18:00 LSI ka lajmëruar se do të mbajë një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Deklarata e plotë
Zv/Kryeministrija Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës i është drejtuar sot  Ministrit të Transportit dhe të Infrastrukturës, z. Sokol Dervishaj të marrë masa të menjëhershme në lidhje me disa konstatime të verifikuara se në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, me seli në Durrës janë lidhur kontrata pune në periudhën zgjedhore nga data 25 Maj deri në datën 12 Qershor.
 
Gjatë verifikimeve të grupit të kontrollit të ngarkuar nga zëvendëskryeministrja është konstatuar që pas datës 26 Maj 2017 janë firmosur 11 shkresa sipas të cilave rezulton që janë punësuar 20 shtetas.   
 
Kodi Zgjedhor në nenin 77 pika 1, ka përcaktuar që periudha zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.  Gjithashtu, Kodi Zgjedhor në nenin 88 pika 3 ka përcaktuar qartë që gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura.
 
Për këtë arsye, zv. Kryeministrja i ka kërkuar ministrit z. Sokol Dervishi të  marr masat për të bërë verifikimet e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjësive disiplinore të  çdo nëpunësi dhe për ta vënë në dijeni në mënyrë të menjëhershme për rezultatet e  gjetura dhe masat e marra si dhe  në rast se konstaton që kjo problematikë nuk do te ndiqet me përparësi, zyra e zëvendëskryeministres do t’i dërgojë materialet përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Po sot zyra e zv/Kryeministres ka marrë shqetësime nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës që po ushtrohet trysni për të marrë pjesë në aktivitet elektoral që do të mbahet sot. Për këtë arsye, i është kërkuar ministrit Dervishi të bëjë menjëherë verifikimet e nevojshme dhe të marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni të kundërligjshëm, si dhe të informojë zyrën e Zv/Kryeministres në një kohë sa më të shpejtë.
 

Punësimet për fushatë, ministri i LSI i përgjigjet zv.kryeministres
Pas denoncimit të bërë nga zv.kryeministrja teknike Ledina Mandija, për punësime elektorale në hekurudhë për harkun kohor të 20 ditëve të fundit, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Transporteve.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bën me dije se ka ngritur Grupin e Punës me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse, në varësi të shkeljeve që do të konstatohen.
 
 dy.b/d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin