Mandija, zv/kryeministrja
teknike në gjyqe me Edi Ramën
Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama firmosi largimin nga detyra
TIRANE-Ish-avokatja e Shtetit Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re.
Por 43-vjeçarja nuk është një emër i panjohur për kryeministrin Edi Rama për shkak se ai e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.
Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama firmosi largimin nga detyra.
Por ish Avokatja e Shtetit nuk e ka përtypur këtë shkarkim ndaj e ka pditur kryeministrin në Gjykatë.
Padia u dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku ajo kërkoi rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë.
E ndërsa deri vitin e kaluar proceset gjyqësore kanë qenë ende të hapura, Mandija sot do të përballet gati çdo ditë më Edi Ramën, pasi do të jetë zv/kryeministrja teknike e propozuar nga opozita.
Përderisa propozimi mbi emrin e saj ka kaluar fazat e dekretimit, do të thotë që kryeministri Edi Rama e ka pranuar atë në kabinetin e tij qeverisë për këta muaj.
Sot padia e Mandijës kaloi edhe në Gjykatën e Lartë vetëm për shkak të procedurës gjyqësore.
Në shkallën e parë ka fituar Mandija. Në shkallën e dytë, ajo ka humbur. Kështu, çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku Ledina Mandija e ka fituar përballjen proceduriale me Edi Ramën. Në këtë pikë, çështja është kthyer sërish në Administrative.
Por kjo nuk e do a ndalë atë të bëjë detyrën në kabinetin Rama si ‘kujdestare’ deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve dhe jo më të informojë Ramën mbi cdo pakënaqësi e padrejtësi që mund të hasë gjatë këtyre ditëve.
(Gjyqet e Ledina Mandijes per rikthimin ne pune pas shkarkimit nga Edi Rama)(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.6%
-
Shëndet
73.1%
-
Mirëqënia
18.3%
Vota total: 360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti do të nisë me një ditë kushtuar synimeve afatgjata...horoskopi 1 janar 2025
1 Janar, 08:11
-
Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë
1 Janar, 03:33
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07
-
Edhe Gjirokastra pret ndërrimin e viteve me fishekzjarre, por pak atmosferë
1 Janar, 01:03
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Edhe Lezha në festë fishekzjarresh për 2025, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta!
1 Janar, 00:55
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave
1 Janar, 00:43