“Mane Foundation” dhe Green Coast në bashkëpunim World Vision Albania dhe organizatën "Me Komunitetin për Ndryshim” kanë vendosur që edhe këtë verë të jenë më pranë fëmijëve me aktivitete edukuese dhe argëtuese siç është “Akademia e Superheronjve”, e cila është organizuar këto ditë në Himarë.
Kampi ka bërë bashkë rreth 40 fëmijë të moshës 11-16 vjeç duke i përfshirë në një eksperiencë edukative, argëtuese dhe në njohjen e modeleve pozitive sociale dhe psiko-edukuese.
Sipas përgjegjësit të kampit Arbi Tepelena aktivitete të kësaj natyre janë një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve, ku ata kanë mundësi të argëtohen por edhe të mësojnë gjëra të reja.
Gjatë ditëve të kampit fëmijët janë përfshirë në lojëra, punë në grup, prezantime dhe diskutime që kanë pasur si synim zgjimin e interesit të tyre për t’u informuar dhe për të ndarë ide me njëri-tjetrin. Përfshirja e fëmijëve në aktivitete të tilla është jo vetëm një mënyrë argëtimi në verë, por gjithashtu edhe një metodë shumë efikase për të nxitur tek ta aftësitë krijuese dhe për të mësuar gjëra të reja.
Kjo nuk është hera e parë që Mane Foundation dhe Green Coast mbështesin fëmijët në forma të ndryshme. Edhe më herët janë organizuar gara, konkurse dhe aktivitete që kanë pasur në qendër fëmijët, argëtimin dhe edukimin e tyre si një pjesë shumë e rëndësishme e të ardhmes së shoqërisë. Gjithashtu është dhënë vazhdimisht kontribut në përmirësimin e kushteve të shkollave dhe kopshteve në Bashkinë e Himarës si dhe në ndërtimin e këndit të lojërave në shkollën e fshatit Dhërmi.
Ndërkohë prej vitesh World Vision si një organizatë ndërkombëtare humanitare ka pasur në fokus zhvillimin dhe mbështetjen afatgjatë të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në nevojë, ku prej vitit 1999 jep kontributin edhe në vendin tonë duke u shtrirë me punën e tyre në 18 bashki.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
21 Nëntor, 09:43
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Vlorë/ Bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30 -vjeçari niset drejt Tiranës! Në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Nëntor, 12:39
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor, 18:27
-
Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë
19 Nëntor, 16:55
-
Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti 'Benz' përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri (VIDEO)
19 Nëntor, 15:24