Manipulimi i zgjedhjeve në futboll përfundon në prokurori! Në Durrës kreu i Shoqatës, delegat për në Asamblenë e FSHF, u zgjodh me firmë të falsifikuar

Manipulimi i zgjedhjeve në futboll përfundon në prokurori! Në Durrës kreu i Shoqatës, delegat për në Asamblenë e FSHF, u zgjodh me firmë të falsifikuar

Proces votimi në FSHF

Shoqata e Futbollit në Durrës, i zhvilloi dje zgjedhjet në një proces të manipuluar. Anëtarët e shoqatës votuan në mënyrë sekrete të hënën për një kandidat të vetëm duke rikonfirmuar në krye, Mikel Furrxhiun.

Një nga anëtarët që dha votën për kryetar është Fundim Dollaku, që votoi në emër të përfaqësuesit të bashkisë Shijak, që zotëron klubin e futbollit të Erzenit. Zgjedhjet janë bërë në fshehtësi, pasi Report Tv zotëroi dokumentin që faktonte që në emër të bashkisë do votonte i përzgjedhuri Altion Keçi, që është drejtor i klubit shumësportësh të Erzenit dhe i mandatuar nga kryebashkiaku Elton Arbana. Por çështja ka përfunduar deri në dyert e prokurorisë, siç e fakton ky dokument i siguruar nga Report Tv, Altion Keçi ka bërë kallëzim në organin e akuzës në Durrës për falsifikim dhe mashtrim ndaj Dollakut që u hoq si drejtor i klubit të Erzenit.

Kallëzimi Penal i Altion Keçit

Manipulimi nuk ishte i rastësishëm. Fundim Dollaku u zgjodh nga anëtarët e Shoqatës së Durrësit, si një nga 3 delegatët me të drejtë vote që kjo shoqatë ka për zgjedhjet në kreun e FSHF-së. Pra një manipulim që haptazi tregon se është bërë për të siguruar një votë më shumë në garën e fund-shkurtit për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ashtu si shoqatat, nuk ka një datë të caktuar kur do mbahen.

Dokumentacioni e siguruara nga Report Tv që vërtetojnë falsifikimin e firmës

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit