Manipuluan pronat në bregdet
Pranga 6 zyrtarëve të AKPP

TIRANË – Zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë përfunduar sot pasdite në prangat e policisë. Burimet thanë për Shqiptarja.com se 6 zyrtarë akuzohen për korrupsion në çështjen e pronave pasi kanë manipuluar sipërfaqe toke gjatë procesit të shpronësimit në komunën Kryevidh në zonën e Spillesë. Aksioni për ndalimin e tyre ka ditë që ka nisur dhe pas sigurimit të provave është bërë arrestimi i zyrtarëve, të cilët janë drejtorë drejtorie, topografë, juristë etj.
Të arrestuarit janë:

Bledar Dervishi, drejtori i AKKP
Ali Aliaj, përgjegjës ne sektori juridik AKPP
Altin Ceni, ish jurist I AKKP
Merita gjinali, ish topografe e AKKP
Njazi Ademi, topograf i licensuar
Dhimitër Papa, topograf

Arrestimet janë kryer nga sektori kundër Korrupsionit në drejtorinë e policisë se Tiranës pas hetimeve nga njësia Task Force e prokurorisë së kryeqytetit.


HETIMI
Në muajin tetor të vitit të kaliar, prokuroria nisi hetimet për tokat e kthyera familjes Jenisheri në vijën bregdetare pranë fshatrave Vilë-Bashtovë, Spille, Greth dhe Domen, në bazë të vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr. 276, datë 10.09.2008. Sinjalizimet e para për të hapur hetimet duket se kanë shkuar disa muaj më parë nga përfaqësues të autoriteteve lokale nga dy komuna që përfshijnë këto fshatra, Gosë dhe Kryevidh. Dyshimet janë shtuar më pas me pretendimet e katër personave të tjerë për të njëjtat prona. Në këto rrethana, Prokuroria e Tiranës mblodhi të plotë dokumentacionin, në bazë të të cilit i është kthyer toka familjes Jenisheri (Neime) në 4 fshatrat bregdetare dhe po verifikon vërtetësinë e tyre.


(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Maqedoni e Veriut/ Artan Grubi në arrati, pushteti e opozita vazhdojnë përplasjet në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni e Veriut/ Artan Grubi në arrati, pushteti e opozita vazhdojnë përplasjet në Maqedoninë e Veriut