Manja: Blushi la në Dibër një faturë 
me shpifje, s'ndryshon nga Saliu e Luli

Manja: Blushi la në Dibër një faturë <br />me shpifje, s'ndryshon nga Saliu e Luli
Deputeti i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja, ka reaguar pas akuzave të Ben Blushit gjatë një takimi me strukturat në Peshkopi. 

Manja shkruan në Facebook se asnjë nga ato që tha Blushi nuk qëndron dhe se akuzat e tij janë një faturë me shpifje. Deklaratat e Blushit, thotë Manja, "janë një kortezi për partinë e Saliut dhe që Blushin me Lulin sot në Dibër nuk e dallon dot kush".
 
"Pashë i befasuar prononcimin e Ben Blushit në media. Edhe po të kishte qenë Lulëzim Basha që fliste me atë gjuhë prapë do habitesha, megjithëse Luli ka kohë që nuk habit më asnjeri me marrëzitë e veta. Befasia erdhi edhe nga fakti që kur mora vesh se Blushi kishte ardhur në Dibër e mora në telefon që të vinte tek zyra e partisë. Por me tha ika se isha për një vizitë kortezie. Nuk e di kujt ka dashur t'ia bëjë ai kortëzinë po vetëm socialistëve të Dibrës jo! Ka pirë një kafe me tre vetë e gjysëm në hotel Turizëm dhe ka lënë një fature plot me shpifje për referendumin, për listat, për anëtarët e PS. Më vjen vërtetë keq që fatura e kafes se Blushit në Dibër është një kortezi për partinë e Saliut dhe që Blushin me Lulin sot në Dibër nuk e dallon dot kush. Megjithatë kjo e jona është një shtëpi aq madhe sa nuk është e mundur që mos ketë edhe ndonjë që lajthit dhe i duket se ia ka fajin shtëpia që ai ndjehet shumë i vogël", shkruan Blushi.
 
Ai fton gjithë anëtarësinë e PS në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë që nesër të marrë pjesë masivisht në votim. "Të japim një leksion të fortë demokracie dhe lirie si asnjë parti tjetër në këtë vend", theksoi Manja.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi