Partia Socialiste e konsideron antiligjor hapin e hedhur nga kryeprokurori Adriatik Llalla për emërimin e zëvendësit të tij. Deputeti i mazhorancës Ulsi Manja i kujton kryeprokurorit se me reformën në drejtësi kjo detyrë nuk i takon atij por pasardhësit që do të emërohet në krye të organit të akuzës.
“Në këndvështrimin e Kushtetutës dhe ligjit kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi ligji e ka përcaktuar qartë që Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga prokurori i ri që do të zgjidhet. Kompetancat e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përsa i përket emërimeve transferimeve apo ngritjeve në detyrë janë krejtësisht të limituara sipas Kushtetutës dhe ligjit për Prokurorinë. Prokurori i Përgjithshëm në këtë fazë të reformës në drejtësi ka të drejtë të bëjë vetëm emërimin e përkohshëm të magjistratëve”,-tha Manja.
Deputeti i Partisë Socialiste u shfaq kritik edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese për vonesën që po i bën zbatimit të vendimit të Vettingut.
“Nuk e kuptoj se cila është arsyeja që nuk është zbardhur akoma, pasi ligje e ka përcaktuar mjaft qartë afatin kohor se brenda cilës periudhë Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë zbardhjen e vendimit duke qenë në kapërcim të të gjitha afateve që ka përcaktuar ligji, që thotë se brenda 5 ditëve nga shpallja gjykata duhet të zbardhë vendimin”,-u shpreh Manja.
Në fund të dhjetorit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD për antikushtetuetshmëri të ligjit të Vettingut. Pas konsultimit me Komsisonin e Venecia kushtetuesja rrëzoi pretendimin opozitës ndërsa ende nuk është bërë zbardhja e këtij vendimi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO