Manjani 2 javë më parë tha
Qeveria Rama, e suksesshme

Manjani 2 javë më parë tha<br />Qeveria Rama, e suksesshme
TIRANE-Vetëm një orë pasi iu komunikua shkarkimi nga ana e kryeministrit, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani lëshoi një lum akuzash në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ai e cilësoi qeverinë të kapur nga krimi dhe për mungesë komunikimi dhe debati në mbledhjet e qeverisë.

“Realisht kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë jo vetëm që nuk kishte lidhje me profesionalizmin por as me kushtetutën e as me ligjin, mbledhja e qeverisë është një akt formal krejtësisht antikushtetues dhe këto janë qëndrime që unë i kam mbajtur në  mënyrë permante në qeveri, ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë, kjo ka qenë e papranueshme për mua”, u shpreh Manjani.
 
Por vetëm pak ditë më parë, Manjani kishte një tjetër qëndrim. Gjatë një interviste për Sokol Ballën në Top Story, teksa e cilësonte qeverinë e hapur,  Manjani pohonte se kjo ishte qeveria më e suksesshme deri më sot.

“Kjo është një qeveri shumë më e mirë se ajo tjetra, shumë më e hapur se ajo tjetra. Realisht nuk e diskutoj se kjo qeveri është më e mirë se e shkuara,  këtë e marrim të mirëqenë,  por ne të majtët kemi një sëmundje më shumë, nuk ngopemi kurrë e duam më të mirën ta kemi gjithmonë prezente. Mos na lëntë perëndia pa këtë virus”, ka thënë Manjani.
 
Përballë pyetjeve të Ballës për një krisje në koalicion dhe thashethemeve për lëvizje në qeverisjen e majtë, ish-ministri Manjani bënte apel që të tregohej respekt ndaj qeverisë si kryeinstitucioni i vendit. 

“Një  vit para se të hyjmë në zgjedhje fillojmë dhe bëjmë këto ftesat ça do bësh, ku do shkosh, si e ke hallin, tek e ke hallin, duke mos trguar një minimim respekti për institucionet që ka prodhuar ky koalicion, që është qeveria, qeveria është kryeinstitucioni, logjika e LSI-së është kjo dhe është shumë e drejtë: Të respektohen institucionet që kemi zgjedhur dhe që janë në punë”, ka thënë Manjani gjatë intervistës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu