Pak pasi kishte përfunduar takimi Rama- Basha, ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shkruar një status në të cilën i jep një “këshillë” liderit të opozitës Lulzim Basha.
 
Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit Rama, se PD ka frikë nga Vettingu, Manjani i drejtohet Bashës duke i thënë se kjo është një alibi e cila përdoret nga kreu i qeverisë,  dhe se Basha duhet të votojë Vettingu-n që ta heqë këtë njollë mbi PD.
 
Sipas tij, kjo alibi përdoret padrejtësisht për të njollosur figurën e Partisë Demokratike,
 
“Një këshillë për z. Basha: votoje Vetting-un të shpëtojnë zgjedhjet e lira! Hiqe këtë alibi që përdoret padrejtësisht si njollë mbi PD!” shkruan Manjani.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)