Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në emisionin 45 minuta të gazetarit Denis Minga largimin e ministrit Tahiri duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama.
 
Sipas Manjanit kryeministri Rama është nervoz dhe i paqartë ndërsa përjashtoi mundësinë që largimi i Tahirit të ketë ardhur si një kërkesë e kreut të LSI Meta.
 
Përsa i përket vazhdimit të koalicionit me PS anëtari i kryesisë së LSI-së tha se ende nuk ka një vendimmarrje te forumeve për këtë çështje.
 
Manjani theksoi se preferonte që LSI të dilte e vetme por shtoi se sistemi aktual bazohet mbi koalicionet.
 
Në lidhje me një kërkesë të disa eksponentëve të lartë të LSI për Metën kryeministër Manjani tha se postin e kryeministrit e vendos vota e njerëzve dhe jo tryeza.