Manjani: Duhet hartë dixhitale për
pronat,Bylkybashi: Do e bëjë lëmsh

Manjani: Duhet hartë dixhitale për<br />pronat,Bylkybashi: Do e bëjë lëmsh
Në debatin për ndryshimet në ligjin për pasurinë e paluajtshme ministri i drejtësisë Ylli Manjani ngriti si problemin kryesorë mungesën e hartave dixhitale për pronat. Sipas minsitrit. Sipas tij një hartë unike dixhitale do të minimizonte edhe rastet e korrupsionit në këtë sektor, të cilat ai nuk i ka mohuar. 

“ZRPP mund t’i vëmë emra sa të duam, epitete sa të duam, por gjendet sot realisht para vështirësive serioze. Vështirësia numër një është kjo që po ju them, mungon ende sot e kësaj dite një hartë unike dixhitale që t’i japë informacion për çdo të interesuar. Ky është problemi. Prandaj kemi hyrë në një proces dixhitalizimi, jo për të përsëritur gabimet e të shkuarës po për të bërë njëherëe mirë të mundur që në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të kemi hartë të besueshme nga të gjithë. Sepse sot në nëpunësit e hipotekës gjenden 5-6 harta, është një hartë e vjetër, një e kthimit të pronave, një e 7501, një e ALUIZNI dhe për fat të keq ZRPP ka vetëm një përgjigje, mbivendosje dhe drejtohuni gjykatës. Duhet të bëjmë hartë dixhitale të verifikuar në terren dhe kemi pranuar me vendim qeverie që harta që prodhon sot ALUIZNI është më e sakta”, tha ministri Manjani. 

Por për demokratin Oerd Bylykbashi, ky ligj nuk do të ndryshojë asgjë por do të bëjë më keq situatën se çështë aktualisht. Ndërkohë Bylykbashi akuzoi Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive si një institucion të korruptuar, ku për deputetin demokrat qytetarët duhet ende të paguajnë nën dorë për të marrë një certifikatë pronësie.

“Me sa kam parë nga projekti dhe amendamentet, problemi mbetet i pazgjidhur dhe është problematikë, është një përpjekje për të bërë diçka të mirë, por është bërë keq dhe në mënyrë të pamjaftueshme. Nuk e zgjidh problemin, dhe e vetmja mënyrë është për t’i hyrë me themel kësaj situate që trajtohet, regjistrimin e pallateve që ndërtohen me leje që lëshohen”, tha Bylykbashi. 


Fjala në seancë plenare e Ministrit të Drejtësisë,Ylli Manjani 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD