Manjani: Jemi pranë konsensusit
ka dakordësi për shumë gjëra 

Manjani: Jemi pranë konsensusit<br />ka dakordësi për shumë gjëra 
Negociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se bisedimet në tryezën e ekspertëve kanë zgjatur deri në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së martë. Manjani tha se palët janë pranë konsensusit dhe se kanë mbetur shumë pak gjëra që ndajnë palët.
 
"Mbrëmë kemi qëndruar deri në orën 02:00, pas mesnatës dhe kemi ngelur për shumë pak gjëra. Diskutimi ka qenë në frymën e bashkëpunimit dhe kemi arritur shumë gjera. Kur të ketë mbaruar kjo pune do ju jap më shumë detaje", u shpreh Manjani.  
 
Ai theksoi se në 21 Korrik reforma duhet të kalojë me konsensus.
 
"Shpresoj që në 21 Korrik, reforma të kalojë me konsensus ashtu siç është programuar", tha Ministri i Drejtësisë.

Ja reagimi i plotë i ministrit
Më lejoni t’ju them vetëm një gjë, unë nuk jam nga ata njerëz që shkruaj kujtime. Më pëlqen vetëm ta jetoj jetën në ditën që jetohet, në çdo moment dhe çdo sekondë. Po ju lutem të më mirëkuptoni se duke qenë i mandatuar si negociator për një çështje konkrete, unë nuk mund të ekspozoj çfarë kemi biseduar. Mund t’ju them që kemi ndenjur mbrëmë deri në orën 2 të natës, kemi biseduar me një frymë bashkëpunimi të jashtëzakonshme, kemi arritur shumë dhe kemi mbetur për shumë pak gjë.

Kaq mund t’ju them. Jam shumë optimist që ne do ta gjejmë gjuhën sepse nuk ka gjë për t’u ndarë, për pjesën teknike të paktën nuk kemi ndonjë arsye për mos të rënë dakord. Nuk mund t’ju jap detaje sepse është e pandershme që ta bëja këtë gjë. Po ju premtoj këtë gjë, që kur të ketë mbaruar kjo punë do flas me detaje, do ju them gjithë përshtypjet e mia”,
 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime