Manjani: Kam bërë mirë që votova
Erion Veliajn, ka justifikuar besimin

Manjani: Kam bërë mirë që votova<br />Erion Veliajn, ka justifikuar besimin
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vlerëson kryebashkiakun Erion Veliaj për punën e bërë në krye të bashkisë së Tiranës.
 
Në postimin e tij në Facebook, Manjani thekson se Erion Veliaj të cilin e votoi në 21 qershor, e ka justifikuar besimin.
 
“Mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin! Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit”, shkruan Manjani.
 
Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë iu përgjigj edhe komenteve të zv/kryeministrit Niko Peleshi, lidhur me shkarkimin e tij.
 
Manjani shton se deklaratat e Peleshit janë provat se ai u shkarkua nga detyra pse foli.
 
Postimi i Manjanit në Facebook:
"Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.
 
E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!
Këtë thashë dhe unë dje!
 
Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: "u shkarkua sepse foli". Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.
 
Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!
Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!
 
Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.
 
Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë "kapitetin" tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij "kapitenit" që shtyn dhe mbledhjen e radhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!
 
Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve