Manjani: Kulmi o deputetë!
Keni vetëm një detyrë ...

Manjani: Kulmi o deputetë!<br />Keni vetëm një detyrë ...<br>
Ish-ministri i Drejtësisë, Yll Manjani, ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i Saimir Tahirit. Manjani sulmon deputetët socialistë, që sipas tij, tani që iu duhet të dorëzojnë shokun dhe të mbrojnë veten, po kërkojnë prova.

Me tone të forta, ish-ministri thotë se ky është kulmi, duke iu bërë thirrje deputetëve se nuk janë as gjykatës dhe as prokurorë. Në lidhje me provat, ai shkruan në ‘facebook’ se e vlerëson gjykata nëse ka apo prova dhe se drejtësia duhet lënë të luftojë krimin.

“Booooo çfarë deputetësh! Uaaaa çfarë përfaqësuesish ka ky popull! Kur ju thamë të ndalojmë arrestimet me dyshim të arsyeshëm, na thanë (po keta deputetë që janë aty) se nuk ndryshojmë praktikën! Tani që ju duhet të dorëzojnë shokun dhe të mbrojnë veten, kerkojnë prova!! Sa njerëz arrestohen sot nga gjykatat me Dyshim të arsyeshëm?! Pse nuk i mbroni edhe ata sic mbroni sot veten?! Kulmi! O deputetë! Nuk jeni as gjykatës e as Prokurorë! Nuk jeni as në proces hetimor parlamentar! Keni vetëm një detyrë: doni të lejoni prokurorinë të arrestojë deputetin apo jo?! Kaq! Pastaj ka prova s’ka prova e vlerëson gjykata, jo Ju! Doni ta lini drejtësinë të luftojë krimin apo jo?! Te tjerat janë llogje!”, shkruan Manjani. 

d.c.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës