Manjani: Kur bashkëqeverisin
PS-PD digjet vendi, LSI ekuilibë

Manjani: Kur bashkëqeverisin<br />PS-PD digjet vendi, LSI ekuilibë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani i pyetur për ekzistencën e një pakti PD-PS për të bashkëqeverisur vendin tha se kjo ka ndodhur vetëm dy herë më parë dhe nuk ka aspak eksperiencë të mirë Shqipëria nga kjo gjë.
 
Manjani u shpreh se PS dhe PD kanë qeverisur vendin në këto 24 vite pluralizim dhe në rastet kur kanë bashkëqeverisur siç është ai i vitit 1997 i kanë sjellë vendit 5 mijë persona të vdekur.
 
Në këtë kuadër ai foli dhe për rolin që ka Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e cilësuar atë forcë që ruan ekuilibrat politikë.
 
“Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani.
 
I pyetur për faktin nëse Spartak Braho u ka dërguar letër drejtuesve më të lartë të shtetit një letër ku paralajmëron përpjekje për të krijuar destabilitet në vend, Manjani ka pranuar ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por ai theksoi se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.
 
“Janë çështje që i takojnë z. Braho. Është çështje e informacionit të klasifikuar. Nuk mund të jem as dëshmitari, as mohuesi dhe pohuesi. Këto nuk janë çështje partish, Braho është kryetar i Komisionit të Sigurisë. Ai disponon informacion të klasifikuar. Nuk kanë partitë punë në këtë çështje”, u shpreh Manjani në një intervistë për “Shqiptarja.com”.
 
Sa i takon projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike për hetimin e çështjes “CEZ”, Manjani tha se, objekti i hetimit do të jetë nga momenti i privatizimit dhe deri tek mbyllja e marrëveshjes me çekët. Por, Manjani shtoi se, projektligji i PD-së është i cunguar. 

Intervista 
 
Si qëndron e vërteta e letrës së Brahos. Deputeti LSI-së Braho nëpërmjet një letre paralajmëron destabilitet politik?
 
Z.Braho është kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe në këtë pozicion, disponon informacion të klasifikuar për të cilin unë nuk jam i autorizuar as ti dij dhe për më tepër edhe sikur t’i di as t’i jap. Në këtë pikëpamje më duhet të jem korrekt me ligjin që çështje të cilat kryetari i Komisionit të Sigurisë në parlament i ka ndarë me kryeministrin, presidentit, shefin e SHIK-ut apo ku di unë se kush është i përfshirë në atë listë. janë çështje që i takojnë z. Braho. Është çështje e informacionit të klasifikuar. Nuk mund të jem as dëshmitari, as pohuesi.


As nënkryetari?
 
Janë çështje të informacionit të klasifikuar. Sigurisht që media ka punën e vet, bën investigimet e veta. Në këtë rast nuk mund të jem as dëshmitari, as pohuesi dhe as mohuesi.

 
Megjithatë përmend fjalën destabilitet politik dhe përmend dhe Dritan Priftin dhe deputetin Tom Doshi... Ju mendoni se këto eksponentë janë aq të fuqishëm sa mund të lëvizin gjëra që vërtetë mund të sjellin destabilitet?
 

Kam qenë i pari që kam hedh dyshime të forta që e gjithë historia e CEZ përveç motiveve politike që ka brenda lojëra të vogla, tregtarëve të vegjël që kanë dalë tashmë nga sistemi politik dhe janë limoë të shtrydhur në çajin e kujdo që nxit frymën e përçarjes në Shqipëri. Sigurisht që ka dhe një banalitet që për fat të keq ka rënë viktimi dhe media.

Përfshirja e Priftit dhe Doshit?
 
I është drejtuar institucioneve që merren me sigurinë kombëtare. Të ndajmë punën e letrës dhe këtyre dy personazheve. Unë kam qenë i pari që kam denoncuar këtë gjë. Sigurisht që ata kanë gisht në këtë çështje, por jo gishtin kryesor.

Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Por këtë herë nuk është Durimi por është Kastrioti dhe sot na del dhe bashkëshortja. Të jemi realist që këta kanë edhe një mllef ndaj Ilir Metës.


 
Opozita ka depozituar projektligjin për hetimin e çështjes së CEZ? LSI do të japë votat për një hetim ndërkombëtar?
 

Patjetër që po. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Jo vetëm që do ta mbështesim dhe por edhe ta përmirësojmë sepse nisma e PD-së është e cunduar dhe ajo synon të fokusohet qëllimisht tek çësthjet që interesohemi sot. Për hir të së vërtetës distancohemi tek ajo pjesë shpifëse që përban projektligji i PD-së. Ka një shpifje të ngritur në sistem. Kjo është PD nuk e ndryshojmë dot. Objektit të hetimit do t’i rrijmë që do të thotë nga momenti i privatizimit deri tek mbyllja e marrëveshjes. Edhe marrëveshja marrëveshjen me DIA edhe marrëveshjen me shtatë apo tetë DIA të tjera që i kanë përzgjedh drejtuesit e CEZ me ndërhyrjen e qeverisë.
 
Duhet të sqarojmë njëherë e mirë një teknologji që për mua është korrupsion politik. Vendos interesat e publikut në pazar, qoftë ky dhe interes ndërkombëtar. Dmth të gjithë e themi këtë por e anashkalojmë. Privatizuam CEZ-in tek Çekia me idenë që Çekia të na jepte votën për statusin e vendit kandidat. Ashtu siç u tha dhe sot diku në Kuvend, që u hoq e drejtat e vetos së Çekisë pasi u arrit marrëveshja. NQS kjo është teknologjia e anëtarësimin në BE, kjo është pisllëk. Në Evropë ne duhet të anëtarësohemi nqs e meritojmë dhe jo të shesim një pjesë të Shqipërisë. Se nëse 28 vendet e BE-së na kërkojnë copa-copa interesa atëherë nuk kemi të bëmë më me shtet, nuk kemi të bëjmë me politikë por me maskarrallëk. Por këtë duhet ta vërtetojë hetimi Z. Basha me demek po përpiqet të fshehë apo të lëpijë atë që ka thënë deri tani se nuk ka qenë historia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Metës, por kur ka qenë zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm ka vepruar pa autorizimin e Saliut, dhe kjo e nxjerr minimalisht Saliun budalla, Saliu nuk është budalla.


A gjykoni se ka një pak Rama-Basha për të nxjerr jashtë politikës LSI-në?
 
Nuk e di a ka pakt apo nuk ka pakt dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. E vërteta është se në të gjithë këto muajt e fundit qarkullon thashetheme, edhe mediatik, për aleanca të fshehta, për marrëveshje PD-PS deri edhe tek të fshehta. Nuk kam ndonjë problem me këtë histori me thënë të vërtetën. E para sepse vetë aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Nuk është kjo historia kryesore mua më shqetëson mendjehetësia që merren këto gjëra si teori konspirative a thua se kjo është çështja kryesore që ka Shqipëria sot. Është një teknologji e tërë informative që përdoret për të shfokusuar njerëzit nga problemet kryesore që kanë. Megjithatë të vazhdojmë t’i hedhim benzinë këtij zjarri. PS dhe PD e kanë qeveris këtë vend si kanë dash në 24 vite, vetëm ose bashkarisht

PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur ëhstë vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë. Dy herë në historinë e 24 viteve e kanë qeveris bashkërisht. Kur kanë qeveris bashkërisht Shqipëria është prerë është vrarë, është djegur. Ju kujtoj 1997, 5 mijë të vrarë kur qeverisnin PD-PS. Vazhdojmë më tej është ndryshuar Kushtetuta sa herë u ka dasht qefi.
 
Mund të qeverisi prap PS-PD nuk është ky diskutimi. Por ne nuk dimë që të ketë një histori të tillë dhe nuk duam t’i hyjmë këtyre diskutimeve, por ama mirë është që t’i kujtojmë disa gjëra. LSI ka një mision politik jo të thjeshtë. Pse jo të thjeshtë sepse ne votohemi për të ruajtur ekuilibrat politik. Pra njerëzit janë lodhur nga një qeveri ekstreme e djathtë apo një ekstreme e majtë dhe duan një qeverisje të ekuilibruar dhe këtë mision e ka marrë LSI, gjë të cilën e ka kryer. Ndoshta jo 100% ashtu siç duhet dhe ne i pranojmë kritikat për këtë pjesë dhe sigurisht duke ruajtur rolin e balancës nuk jemi të pëlqyeshëm nga palët. 


A do ta mbështesin propozimin e PD për dekriminalizimin?

Ka disa papajtushmëri që shkojnë ndesh me projektin e qeverisë, por nuk kemi pse shpikim. Kemi marrë modelin italian. Duhet të çlirojmë opinionin publik nga idea se politika është kriminale. Ka një autogol se vetë politiak fajëson veten për atë që ka bërë deri më sot, ne jemi që kush ka bërë të vazhdojë punën e vet kur nuk ka bërë të vazhdojë jetën publike dhe të ecil përpara.

Reforma në drejtësi, i ka bërë bashkë, ndoshta presioni ndërkombëtar. Cili është qëndrimi juaj?

Sot ka një nismë në Komisionin e Ligjeve në parlament për të shqyrtuar disa amandamende të paraqitura nga një grup ekspertësh nga ana tjetër PD ka paraqitur opsionin e vet. Ka një urgjencë që ne duhet të marrim një opinion nga Komisioni i Venecia. Sepse nëse humbim sezonin e vjeshtës me shumë gjasë kjo gjë do të ndodhi pas 6 muajsh. Ne nuk duhet të hyjmë në një reformë për të ndëshkuar njerëz dhe për të sjellë disa të tjerë. Ne nuk hyjmë në reformë për të prishur një sistem që ndoshta nuk i është dhënë mundësia për t’u ezauruar. Nuk mund të shkojmë në një ligj anti-Bujar Nishani, sepse kur të mos jetë Bujar Nishani do të vazhdojmë t’i biem kokës me grushte siç bëmë në 2008. ​

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool