Manjani “zbulon” detyrën e vetme
të zv.ministrave të qeverisë

Manjani “zbulon” detyrën e vetme<br />të zv.ministrave të qeverisë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka “zbuluar” detyrën e vetme ligjore të zëvendësministrave të qeverisë “Rama 2”, të prezantuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS. Manjani shkruan se detyra e vetme e tyre është të zëvendësojnë ministrin, kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën.

Përmes ironisë në “Facebook”, ish-ministri i LSI shkruan se pas ankesave për qeveri të vogël gjendet zgjidhja: krijohet zëvendës-qeveria e madhe. Sipas tij, zv.ministrat e Ramës janë një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision e as kompetencë ligjore.
 
"Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe. —�—�—�—�— Meqë kishte ankesa për qeverinë e vogël, ja ku u gjet dhe zgjidhja: Krijohet zëvëndës-qeveria e madhe! Një ushtri zyrtarësh të mirëpaguar, por pa asnjë mision e as kompetencë ligjore. Detyra e vetme ligjore e Zëvendësministrit është: Të zëvendësojë Ministrin kur ky i fundit është në pamundësi për të kryer detyrën!
Çdo detyrë tjetër që mund ti jepet, nuk e bën Zëvendës Ministrin as mbi ministër e as Ministër më vete! Kushtetuta njeh vetëm Ministrin, Këshillin e Ministrave ( jo Këshillin e Zëvendës Ministrave) dhe Kryeministrin (jo Kryezëvendësmimistrin).
Ndaj çdo ministër mjafton të ketë nje zëvendës! Më shumë është më kot! Pra edhe Rilindja nuk pati këllqe ta çojë deri në fund reformën qeverisëse! Edhe ajo si qeverisjet e mëparshme, e konsiderojnë reformën: goditje të kundërshtarit politik! Ta gëzojmë edhe zëvendës qeverinë!",
shkruan Manjani.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!