DURRËS- Takimi “Rinia në Fokus” ka bërë bashkë në një bashkëbisedim sensibilizues nxënës të gjimnazeve të Durrësit, të dënuarit që vuajnë në burgun e qytetit bregdetar dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bën të ditur se institucioni që drejton është duke punuar për një amnisti, por që nuk ka ende shifra zyrtare. Ai deklaroi se ende nuk ka një draft konkret për personat që do të jenë përfitues, por nga amnistia do të përfitojnë disa kategori, si përdoruesit e drogës, gratë dhe të miturit.
“Unë ju premtoj se po bëjmë gati amnistin për disa të dënuar, e kemi nisur. Po e përgatisim, kur të kemi një draft me disa kritere. Sigurisht që do të përfitojne te miturit. Do përfitojnë gratë, ato në moshë të thyer, ato që janë të pamundur fizikisht, përdoruesit e drogës t'i favorizojmë, në kuptimin që t’u japim një shans. E dii çfarë nga ka nodhdur? ata që kanë vjedhur, dalin vjedhin prapë”.
Ministri Manjani theksoi se dija dhe arsimimi është altenativa e duhur për të gjithë të rinjtë.
“Shteti është drejtësia, shteti është ligji, shteti është autoriteti i zyrtarit, i policit, i burgut, i ushtarit. Ky është shteti dhe në qoftë se ky fenomen pra fenomeni i kontestimit pafund të shtetit na çon drejt paligjshmërisë permanente apo kaosit social, sigurisht që kjo është një situatë e papranueshme dhe ne e dimë këtë gjë. Çështja është, a ja vlen t’i kundërvihemi ligjit? Unë them jo. Nuk ja vlen as që të shkojmë tek oborri i gjimanzit dhe të tregtojmë hashash. Ja vlen të shkojmë tek dera e gjimanzit dhe të marrim dije, kjo është sfida, kjo është alternative”, tha Ministri Manjani
/Shqiptarja.com

VIDEO