Ai deklaroi se reforma në drejtësi nuk është çështje ekspertësh, por është çështje institucionale dhe parlamentare, ndërkohë që reforma është përgjegjësi e shoqërisë shqiptare.
“Duam të ndërtojmë një gjykatë që të jetë mbi pushtetin politik. Jeni në një fazë që mund ta merrni situatën në dorë për të ndërtuar diçka krejt tjetër, të paparë deri më sot. Ky është problemi. Po bëtë këtë, unë besoj se keni zgjidhur problemin me veten tuaj dhe me shoqërinë”, theksoi Manjani.
Sipas Manjanit, eka cilësuarkëtë reformë si tejet të rëndësishme për integrimin e vendit, ku ka shtuar se gjykata duhet të jetë vendi ku garantohet e drejta.
“Dua të them që ne kemi një sistem demokratik, pavarësisht vështirësive që ka në funksionimin e tij vetë sistemi demokratik. Reforma do të thotë të ndryshosh diçka. Nevoja për ndryshime është gjithmonë e pashmangshme. Gjykata është vendi ku qytetari duhet ta ndjejë veten se po zgjidh problemet. Vendi ku garantohet e drejta, ku garantohet barazia para ligjit. Po të shkojë tek pushteti politik, është e sigurtë që është korrupsion”, tha Manjani.
Këto deklarata, Ministri Manjani i bëri gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Lëvizjes Rinore për Integrim ku u diskutua mbi Reformën në Drejtësi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)