TIRANE- Për ministrin e drejtësisë, Ylli Manjani ekspertët e kanë mbaruar punën e tyre me reformën në drejtësi, dhe tashmë duhet të vendosë politika. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Manjani shprehet se një takim i gjerë mes krerëve të partive është i nevojshëm për gjetjen e konsensusit politik. Zëvendës kryetari i LSI-së vendos theksin tek riaktivizimi i Presidentit të Republikës në këtë reformë, duke mbështetur një tryezë politike të thirrur prej tij. Sa i takon reformës zgjedhore, Ylli Manjani shprehet se LSI nuk i trembet asnjë sistemi, as mazhoritarit të pastër, madje mbështet dhe listat e hapura.
/Shqiptarja.com

Ngec reforma, opozita braktis tryezën e ekspertëve










