Ish-ministri i Drejtësisë nga  LSI, Ylli Manjani kërkon largimin edhe të ministrave të LSI nga qeveria, pas dorëheqjes së atyre të PD para dy ditësh.
 
Manjani shkruan se duhen dorëhequr edhe ministrat e LSI-së, dhe tepsia ti mbetet atij që i takon.
 
“Edhe ministrat e LSI duhet të dorëhiqen! Madje duhej të ishin dorëhequr... I duhet lënë tepsia atij që i takon... E ka të veten tashmë” shkruan ai në Twitter.
 
Bashkëngjitur me shkrimin, Manjani ka postuar edhe një video, ku shfaqet një qen që ha i vetëm në një pjatë




dy.b.shqiptarja.co/