Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet per të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan ish-ministri.

Manjani thekson se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësa situate bien mbi qytetarin.

ylli manjani

 “Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjer kë çon halli në gjykatë!”, shkruan Manjani.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com